🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,655 ▲ +0.44% ETH $2,004 ▲ +1.12% XRP $1.3425 ▲ +0.62% SOL $83.0200 ▲ +0.07%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

Shuhet violinisti Mark Kaftalli, Paganini shkodran

mark-kaftalliKompozitori dhe violinisti Mark Kaftalli

Shuhet në moshën 81-vjeçare Paganini shqiptar, kompozitori i mirënjohur shkodran Mark Kaftalli. Ai u nda nga jeta mën- gjesin e së enjtes.
Në 81 vite të jetës së tij janë lënë pas mbi 30 vite karrierë artistike në Teatrin “Migjeni”, si udhëheqës artistik i Estradës së këtij qyteti. Ai do të kujtohet si krijues dhe realizuesi i festivalit të parë të muzikës së lehtë në Shkodër. Me këngën “Vallë çka dru” Kaftalli është fitues në festivalin e parë të kompozitorëve amatorë, ndërkohë që ka një kontribut të çmuar në formulimin e jareve të pavdekshme shkodrane, të cilat i solli në skenë me dy zëra të veçantë të Shkodrës, Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi, për të vijuar me të tjerë zhanre me protagonistë emra të mëdhenj si Florinda Gjergji, Tonin Tërshana etj. Grumbullues, përpunues dhe orkestrues i përkryer dhe ndoshta unikal i këngës popullore e në veçanti të mirënjohurit “Ahengu Shkodran”, pedagog që bëri të njohur në të gjithë vendin shumë këngëtarë të muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Karriera Mark Kaftallit vazhdoi me qindra koncerte në të gjithë Shqipërinë si dhe festa, dasma e gëzime familjare me formacione të ndryshme dhe me kolegë të afirmuar në këtë zhanër muzikor. Në sajë të interpretimit virtuoz të tij, Kaftalli është quajtur nga specialistë të muzikës “Paganini shqiptar”. Që në krijimin e shkollës së muzikës, sot Shkolla Artistike “Prenkë Jakova”, në Shkodër, Marku punoi si mësues violine me nxënës si Lorenc Mosi, Çesk Marashi, Angjelin Gjoni, Nimet Salabegu etj.
Mark Kaftalli është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Si kompozitor ka marrë pjesë në shumë festivale të këngës në Radio Televizion, në festivalet e këngës popullore dhe këngës për fëmijë. Ai ka kompozuar mbi 750 këngë, transkriptoi dhe harmonizoi mbi 400 këngë popullore shkodrane. Gjithashtu ai është autor i shtatë operetave. Është nderuar me çmime të shumta si dhe me urdhrat “Naim Frashëri” i klasit të dytë në vitin 1969 dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë në vitin 1983, ndërsa ka mbajtur edhe titullin “Mirënjohja e Qytetit”, akorduar nga Bashkia e qytetit të Shkodrës. Ceremonia e lamtumirës për kompozitorin dhe instrumentistin do të zhvillohet sot në hollin e Teatrit “Migjeni”, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.