☁️
Tiranë 11°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,802 ▲ +0.84% ETH $2,235 ▲ +1.64% XRP $1.3500 ▲ +0.22% SOL $84.2700 ▲ +0.92%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Si do të bëhet vetingu në polici? Hodaj: Propozimet e LSI nuk prekin thelbin

Zv. ministri i Brendshëm parashikon që i gjithë procesi të mbyllet brenda 24 muajve. “Është parashikuar që procesi duhet të përfundojë, të paktën vlerësimi kalimtar, sepse vlerësimi periodik është pjesa tjetër, vlerësimi kalimtar është parashikuar të përfundojë brenda 24 muajsh nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, për të gjithë punonjësit e policisë, jo vetëm për drejtuesit. Nëse e keni parasysh, procesi është i strukturuar në tre faza, në varësi të gradave. Gradat e larta janë 300 punonjës, gradat e mesme janë rreth 3 mijë punonjës dhe punonjës të nivelit zbatues janë rreth 9 mijë. Ne mendojmë që i gjithë procesi do të mbyllet në harkun kohor të 24 muajve”, tha ai.

Brenda 20 ditësh presidenti duhet të japë dekretin, e më pas do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Nga hyrja në fuqi çdo punonjës i policisë ka një afat kohor prej 30 ditësh për të dorëzuar deklaratat individuale. Janë 3 formularë, për figurën, për pasurinë dhe për profesionalizmin dhe brenda këtij 30 ditësh është parashikuar të ngrihen edhe organet përkatëse që është Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Sekretariati Teknik përkatës.

“Ligji parashikon që në rast se dikush do të dorëhiqet e ka mundësinë ta bëjë brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit. Besoj se atëherë do ta marrim vesh, nëse ka njerëz që do të largohen ose jo”, tha Hodaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.