☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,182 ▲ +0.93% ETH $2,107 ▲ +2.25% XRP $1.3402 ▲ +1.32% SOL $83.4300 ▲ +0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Si përtërihet leja e qëndrimit në Itali?

leje qendrimiDuhet të përtërij lejen e qëndrimit per shqiptaret qe jane ne Itali. Ku të paraqes kërkesë dhe a është e detyrueshme të jesh i regjistruar në zyrën e Gjendjes Civile? Përtëritja e lejes së qëndrimit duhet kërkuar të paktën 60 ditë para skadencës. Procedura që duhet ndjekur varet nga motivi i qëndrimit. Kompetente për shqyrtimin e kërkesës është Kuestura por në shumë raste, normative në fuqi kërkon që kërkesa e përtëritjes të niset përmes zyrave të postës.

Titullarët e lejes së qëndrimit për:

– Birësim / dhënie në besim të të miturit

– Motive fetare

– Rezidencë e Zgjedhur

– Studime (për periudha mbi tremujore)

– Shërbim

– Strehim politik (vetëm përtëritje)

– Praktikë pune formim professional

– Pritje të rimarrjes së shtetësisë

– Pritje punësimi

– Punë të pavarur

– Punë të varur

– Punë sezonale

– Familje

– Familje me të mitur 14-18 vjeç

– Qëndrim për punë, hyrje në raste të veçanta (neni 27 ii dekretit legjislativ 286/98)

– Status si i pa atdhe (përtëritje).

Duhet të paraqesin kërkesën e përtëritjes së lejes së qëndrimit në Sportelet “Amico” të zyrave të postës, pranë të cilëve gjejnë edhe kompletin e posaçëm të formularëve për paraqitjen e kërkesës.

E njëjta gjë vlen edhe për konvertimin e lejes së qëndrimit nga një motiv në një tjetër (konvertim në punë të varur, të pavarur, familje, studime, rezidencë e zgjedhur); për të kërkuara duplikatën ose një përditësim të lejes apo nëse kërkohet lëshimi i lejes së qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë. Në të gjitha rastet kërkesa paraqitet përmes kompletit të posaçëm postar të formularëve.

Kompleti postar i përpiluar me të gjitha të dhënat personale e ato të lejes së qëndrimit që i interesuari ka, me të gjitha kopiet e dokumentacionit të bashkangjitura (për shembull fletë-rrogat, deklaratat e të ardhurave, kontratat e punësimit, certifikatat e lidhjes familjare etj.), duhet të paraqitet në sportelin “Amico”. Punonjësi i sportelit lëshon një kupon të postës së siguruar që dëshmon paraqitjen e kërkesës së përtëritjes dhe që vlen, deri në momentin e lëshimit të lejes së përtërirë, si një dokument i vlefshëm për të qëndruar në Itali. Kërkuesit i komunikohet, gjithashtu, dita në të cilën duhet të paraqitet në Kuesturë për dhënien e dokumentacionit të bashkangjitur në Kërkesë e për t’i marrë fotot e shenjat e gishtërinjve.

Në të gjitha rastet e tjera që nuk përfshihen në listën e mësipërme, kërkesa e përtëritjes së lejes së qëndrimit paraqitet drejtpërdrejt në zyrat e imigracionit të Kuesturës.

Për sa i përket rezidencës, teksti unik për imigracionin (neni 5 paragrafi 4) parashikon që përtëritja e lejes së qëndrimit duhet të kërkohet në Kuesturën e provincës në të cilën i huaji ka shtëpi (dimora), e nuk kërkohet vendbanimi i regjistruar (residenza). Pra nuk është e detyrueshme që i interesuari të jetë i regjistruar në zyrën e Gjendjes Civile të Komunës në të cilën banon por është e mjaftueshme të tregojë se ka një strehim e për këtë duhet t’i bashkangjitë kërkesës së përtëritjes së lejes së qëndrimit kopjen e “lëshimit të banesës” (cessine di fabbricato), të deklaratës së mikpritjes nga dikush tjetër, ose kontratën e qirasë.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.