Si tjetërsuan 2000 m2 tokë në Durrës, arretsohet ish-juristi Kadastrës së Durrësit dhe biznesmeni nga Fieri
Policia ka dhënë detaje për arrestimin sot të një ish juristi të Kadastrës së Durrësit.
Mikel Zaho, ish-juristi, i cili ka qenë arrestuar më parë për tjetërsim prone në Kep të Rodonit, kësaj radhe u kap për një tjetër rast të tillë në zonën e Rrashbullit.
Pas 6 muajsh hetime policia arrestoi 62-vjeçarin Iliaz Fisheku, biznesmen nga Fieri, Giraon Aliko 36 vjeç, punëtor i biznesmenit, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe Mikel Zahon 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës. Juristi Zaho pas procedimit penal për rastin e Kepit të Rodonit ,është emëruar në AShK Kamëz-Vorë.
Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.
Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu.
Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.
Njoftimi
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.
Operacioni nga Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në pranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.
Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:
- F., 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, G. A., 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.
Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arresti në shtëpi” për shtetasin R. H.
Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.
Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.
Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.