“Sjellja e mirë shpërblehet”/ Rama mesazh BE-së nga Bosnja: Takim mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të KE në mes të korrikut
“Erdha këtu të informoja kryetaren se çfarë do të bëjmë në samitin e Ballkanit Perëndimor. Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave ne e kemi nisur kërë përpjekje dhe na vjen shumë mirë që nga ana e KE ka një proces dhe ndjeshmëri që na është konfimuar nga presidentja Von Der Leyen për rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
Ne e mirëkuptojmë dhe e mbështesim vendimin e BE për të mbështetur Ukrainën, por nga ana tjetër është e domosdoshme që në Ballkanin Perëndimor të fillojë të ndërtohet një qasje e re.
Nuk besoj se ne duhet të fillojmë nonjë luftë apo të na vij nonjë agresor për të marrë më shumë mbështetje.
BE duhet të na mbështes edhe më shumë duke dhënë edhe një provë tjetër se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqen shpërblehet, se vullneti për të lënë pas të shkuarën dhe përqafuar të ardhmen shpërblehet.
Kryeministrja u njoftua gjithashtu se së shpejti në mesin e korrikut unë do të organizoj një tajkim formal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar pikërisht për këtë plan të ri dhe ndërkohë për të ndërtuar së bashku një qëndrim të ri lidhur me Procesin e Berlinit, duke synuar që të forcojmë bashkëpunimin me kancelarinë në Berlin dhe transformuar këtë proces në një makineri shumë më produktive”- tha Rama.