🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,502 ▼ -0.19% ETH $2,004 ▲ +0.67% XRP $1.3407 ▲ +0.74% SOL $83.1900 ▼ -0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Skandali i mishit brazilian, BE “zbret” në origjinë

Skandali i mishit të kalbur ka çuar në Brazil Komisionerin Europian të Shëndetësisë dhe Sigurisë Ushqimore,  Vytenis Andriukaitis.

Zyrtari i lartë europian përcolli shqetësimin e bllokut si dhe ofertën e tij për ta ndihmuar kombin amerikano-jugor të rikthejë besimin e thyer tashmë të konsumatorëve dhe partnerëve tregtarë.

Në Brazil, u shpreh ai, duhet të vihen në zbatim sisteme efikase të garantimit të sigurisë ushqimore. Andriukaitis ndaloi në disa impiante të përpunimit të mishit në Rio de Janeiro.

Vizita e tij ishte planifikuar që përpara hetimit të policisë braziliane, që nxorri në dritë korruptimin e inspektorëve të shëndetësisë, pasojë e të cilit ishte eksportimi i produkteve me probleme.

Duhet ta kuptojmë përse kemi kontrolle zyrtare në BE ose në Brazil. I kemi sepse njerëzit duhet të marrin ushqim të shëndetshëm, sepse kontrollorët duhet të jenë aktivë dhe me veprimet e tyre të garantojnë besimin e publikut, i cili është i një rëndësie kyçe për ne, sepse nëse tek njerëzit krijohet ndjesia se diçka nuk shkon me këtë sistem, kjo i prek të gjithë, pavarësisht rajonit se ku ndodh. Në BE kemi një mekanizëm verifikimi tejet efikas dhe reagimi ndaj problemit është i menjëhershëm. Do ta ndihmojmë Brazilin të bëjë të njëjtën gjë”, tha Vytenis Andriukaitis, Komisioner i Shëndetësisë dhe Uashqimit në BE.

Eksportet e mishit brazilian ranë me 19 përqind javën e kaluar, ndërsa Komisioni Europian i ndaloi të gjitha ngarkesat e nisura drejt vendeve të bllokut nga kompanitë e vëna nën hetim. Shembullin e tij e ndoqi dhe Kina.

Mediat ndërkombëtare e raportuan aferën disa ditë më parë dhe sqaruan se disa kompani braziliane kishin vite që shisnin mish të pasigurtë. Hetimi policor, i zgjatur dy vjet angazhoi rreth 1.000 efektivë, shënjestroi 194 fabrika e çoi në pranga 30 persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.