☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.55 ▲8.26%
ARI 4,676 ▼2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,780 ▼ -2.96% ETH $2,194 ▼ -3.75% XRP $1.3260 ▼ -1.95% SOL $81.8100 ▼ -3.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Skandali i përgjimeve në Greqi! Del lista me 33 emra, mes tyre ministra, politikanë dhe drejtues mediash

Greqia është tronditur nga një kthesë e re që ka marrë skandali i përgjimeve pas publikimit nga gazeta opozitare “Documento“, të një liste të re me 33 emra të zyrtarëve qeveritarë, politikanëve të opozitës , gazetarëve dhe biznesmenëve që duket, sipas gazetës, se u gjetën me gjurmë të softuerit ilegal Predator në telefonat e tyre, duke qenë në shënjestër të përgjimeve.
Bëhet fjalë sipas gazetës, për një listë me anëtarë me ndikim të partisë konservatore Demokracia e Re dhe rivalë të mundshëm . Mes tyre ministra të qeverisë, si ministri i Jashtëm Nikos Dhendias, ish-kryeministri Antonis Samaras, anëtarë të familjeve të qeveritarëve, politikanë të partisë opozitare Syriza.

Gjithashtu përfshihen edhe tre drejtorë gazetash, një prej të cilëve ai i së përditshmes konservatore Kathimerini, gazetarë si dhe dy biznesmenë , ku shquhet emri i manjatit të anijeve Vangelis Marinakis, pronar i klubeve të futbollit Olympiakos dhe Nottingham Forest, njëkohësisht pronar i një prej grupeve më të mëdha mediatike të Greqisë.

Kryeartikulli i gazetës “Documento“,  pretendon se të gjithë këta përgjoheshin me anë të softuerit Predator, për të cilin qeveria greke pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë në Shërbimin e saj të Inteligjencës. Zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou me një deklaratë për shtyp thekson se “Ato që raportohen në gazetën në fjalë duhet të hetohen tërësisht nga organet kompetente dhe veçanërisht nga drejtësia greke, pasi nuk ka asnjë provë dhe faktet mungojnë”.

“Këto janë orë kritike për demokracinë dhe drejtësinë , për të cilën ka rëndësi në se do të qëndrojë në lartësinë e duhur”, shkruhet në deklaratën e partisë opozitare Syriza. Qarqe diplomatike të Ministrisë së Jashtme theksojnë gjithashtu se “është e paimagjinueshme dhe e rrezikshme të nënkuptohet se kryeministri përgjon ministrin e Jashtëm”.

Nga ana e tij  botuesi i gazetës “Documento“,  Kostas Vaxevanis, ka kërkuar të hënën takim me Prokurorin e Gjykatës Supreme Isidhoros Ntojakos , për të parashtruar gjithë faktet e investigimit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.