☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.82 ▲2.14%
ARI 4,673 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,663 ▼ -0.86% ETH $2,105 ▼ -1.37% XRP $1.3166 ▼ -1.84% SOL $79.7100 ▼ -3.35%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.82 ▲2.14 % ARI 4,673 ▼0.25 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.82 ▲2.14 % ARI 4,673 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Skandali i rimbursimit të ilaçeve, ngrihet akuza për 9 persona

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim 9 persona, lidhur me skandalin e rimbursimit të ilaçeve.Prokuroria bën të ditur se zyrtarë në hetim janë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës, drejutes farmacish.

Skandali i rimbursimit të ilaçeve i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 56 milionë lekë të reja. Në krye të kësaj skeme mashtrimi qëndron Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në Tiranë, dhe ish drejtori rajonal i fondit, Pjerion Xhuvani.

Në pozicionet që kanë pasur ata kanë përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe shtatë personat e tjerë, 4 drejtues teknik farmacish dhe tre punonjës të Fondit Rajonal.

Prokuroria ka ngritur akuza ndaj 9 personave:
1. Hysni Roçi, pronar farmacish, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”

2. Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar fillimisht me masë sigurimi “arrest në burg”, ndryshuar nga Gjykata e Apelit në “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim;

3. Edlira Mara, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe “fallsifikimit të dokumentave”;

4. Frida Lamçe, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave”;

5. Fatbardh Budo, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave”;

6. Mimoza Tufi, drejtore teknike e farmacisë “Lundër”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

7.. Nikollaq Thanasi, drejtor teknike i farmacisë “Nutrimed”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

8. Adelina Manaj, drejtore teknike e farmacisë “Adelina”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

9. Arens Spahiu, drejtor teknike i farmacisë “Bërzhitë”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

Roçi u ka marrë licensat drejtuesve teknikë të disa farmacive, me qëllim përfaqësimin e tyre në raportet me FRSKSH për përfitimin e rimbursimit të ilaçeve.

Në periudhën shtator 2014- mars 2015 ata kanë përfituar shuma të konsiderueshme, duke mashtruar me sasinë e shitur të ilaçeve, apo duke deklaruar të shitura ilaçe që nuk i kanë pasur asnjëherë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.