☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,192 ▼ -3.66% ETH $1,989 ▼ -3.44% XRP $1.3220 ▼ -2.77% SOL $82.8900 ▼ -3.92%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat deklaroi se “Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 5 mbiemra”.

“Nuk ka shembull më të turpshëm. Nuk ka dëshmi më flagrante të kontrollit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama se sa rasti i Irenës me 5 mbiemra. Prokuroria e Përgjithshme ndejti dy vite gjoja për të vërtetuar vendimin penal të sjellë nga shteti grek me vulë apostile. KLGJ me urdhër të Ramës refuzoi të konsideronte vendimin me vulë apostile dhe ka nënshkruar në mbrojtje të Irenës sipas direktivës së Ramës, 4 përgjigje, duke thënë se do shprehej veç pasi të merrte konfirmimin me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme. Por, pasi Prokurori i Përgjithshëm konfirmoi vendimin penal të Irena Gjokës, KLGJ ndryshoi qëndrim dhe ia kaloi ILD-së. Jo vetëm kaq, por raporti i PP shpallet top-sekret. Keni parë ju njerëz si këta? Skllevër të Edi Ramës. Çfarë mund të ketë për sekret, përveç frikës nga Edi Rama dhe vetëposhtërimin që nuk duan t’i bëhet publik Irena Ramës? Prokurori i Përgjithshëm nuk ka guxuar të shprehet as për dy dëbimet nga Greqia, as për prokurën që Irena ka lëshuar për të kundërshtuar dëbimet, as për falsifikimet sikur ishte minoritare, as për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, as për falsifikimin e formularit të vetingut, as për informimin e KLGJ siç e kërkon ligji”, tha Berisha, shkruan A2.

“Prandaj fshehin raportin, nuk e jep raportin Olsi Rama, Olsi Çela dhe nuk ia japin palëve, ndonëse atyre me ligj u takon.
Në Skapin e partisë janë bërë disa kallëzime penale në lidhje me veprat penale të Irena Gjokës, mosdeklarimin e dënimit penal në Greqi nga Irena Gjoka në formularët e dekriminalizimit përveç deklarimit që duhej të bënte për vete në KLGJ.
Mosdeklarimin e dëbimeve të saj në formularët e dekriminalizimit. Shpërdorim detyre sepse asnjëherë nuk mori veprime laksative për deklarimin e këtyre rrethanave në KLGJ. Pra, të gjitha këto u mbyllën me urdhër të Edi Ramës. Altin Troplini po me urdhër të Edi Ramës regjistroi procedim penal pa emër për të mbrojtur Irenën me 5 mbiemra, a thua se nuk dihej kush e kishte bërë dhe nuk guxoi të pyesë kallëzuesit, por e mbajti në sirtar dhe përdori veç letrat e falsifikuara të Irenës me 5 mbiemra. Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës mori përsipër, dëgjoni se çfarë kanë bërë, Irena me 5 mbiemra është shtetase shqiptare dhe ajo në Shqipëri gjykohet dhe vlerësohet vetëm nga ligji shqiptar. Dhe ligji shqiptar e detyron Irenën me 5 mbiemra që ajo të deklarojë çdo dënim që ka marrë në një vend tjetër. Por, meqenëse se republika helenike, për arsyet e veta, dënimet 1 vit e poshtë, pas 15 vitesh i fshin, sipas Altin Troplinit, kjo nuk është e dënuar. Ky është një krim dhe turp i shëmtuar. Ajo nuk po gjykohet në Greqi, po gjykohet në Shqipëri. Autoritetet greke kanë lëshuar vendim me vulë apostile se ajo është dënuar 1 vit nga Gjykata e Janinës”, shtoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.