☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Skema kombëtare, AZHBR ul vijën e financimit, shtohen përfituesit

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njoftoi se ka ulur vijën e financimit për masat mbështetëse direkte për vitin 2021.

Më herët pas shpalljes së parë përfituesit nga gjashtë masa ishin 2802 aplikantë ndërkohë që më shtesat e reja janë të paktën edhe rreth 160 subjekte të tjerë që hyjnë në listë me të drejtë përfitimi nëse plotësojnë kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar deri më 18 qershor 2021.

“Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton uljen e vijës së financimit për aplikimet sipas masave mbështetëse të fermerëve dhe sipas listave të shpallura, në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimin Nr. 3 datë 26.02.2021, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, i MBZHR dhe MFE.

Njoftimi mbi uljen e vijës së financimit për “Listat e Aplikimeve të Kualifikuara”, të cilat gjenden në faqen zyrtare: ëëë.azhbr.gov.al, për masa mbështetëse direkte, financuar nga Programi Kombëtar, viti 2021.

Agropikat janë në gatishmëri për dhënie informacioni të aplikantëve të cilët janë brenda vijës së financimit. Më poshtë po ju njoftojmë numrin rendor të aplikantëve që janë përfshirë mbi vijën e financimit.

Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 1772

Masa 2: Parqet me koshere bletësh – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 666.

Masa 3: Zëvendësim plasmasi në sesa ekzistuese – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 313.

Masa 4: Mbjellje Bimë Aromatike dhe medicinale – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 86.

Masa 5: Fermat Organike – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 124.

Afati i dorëzimit të dokumenteve shtesë për aplikantët që ndodhen mbi vijën e financimit është deri më datë 18.06.2021. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me skualifikim të aplikimit” njoftoi AZHBR.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët. Sipas të dhënave zyrtare mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania në njërën nga 9 masat që u njoftuan nga qeveria. Aplikimet mbetën të hapura nga data 24 mars deri në 15 prill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.