⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,800 ▼ -0.3% ETH $2,235 ▲ +0.01% XRP $1.1607 ▼ -2.91% SOL $89.6400 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Skuadër e gjymtuar, si Bylisi mbijetoi ndaj Partizanit

Bylisi zbriti në fushë të dielën mbrëma ndaj Partizanit në Tiranë me një formacion mjaft të ndryshuar krahasuar me ndeshjen në Ballsh ndaj Dinamos. Trajneri Nevil Dede u detyrua të bëjë disa ndryshime të rëndësishme për shkak të mungesave të shumta, duke shkuar deri në disa eksperimente në një transfertë mjaft delikate. Skuadra ballshiote vuajti […]

Bylisi zbriti në fushë të dielën mbrëma ndaj Partizanit në Tiranë me një formacion mjaft të ndryshuar krahasuar me ndeshjen në Ballsh ndaj Dinamos. Trajneri Nevil Dede u detyrua të bëjë disa ndryshime të rëndësishme për shkak të mungesave të shumta, duke shkuar deri në disa eksperimente në një transfertë mjaft delikate. Skuadra ballshiote vuajti mungesa në të tre repartet.

Në mbrojtje, Koxhi u sakrifikua duke luajtur në krahun e majtë, pasi ai sektor ishte bosh për shkak të pezullimeve të Përndrecës dhe Sulovarit. Gjithashtu mungoi edhe Adeduro, një nga lojtarët më punëtorë të skuadrës. Në planin e organizimit dhe mbrojtjes u ndje edhe mungesa e Oforit, i cili mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe para saj dhe ka qenë shpesh titullar. Në sulm mungoi Olavio, sulmuesi brazilian ende i pa rikuperuar plotësisht pas dëmtimit ndaj Tiranës.

Po ashtu Fokam nuk ishte as në stol për shkak të shqetësimeve të fundit, ndërsa Stoilov mungoi pas dëmtimit të pësuar ndaj Dinamos. Në këtë ndeshje, për herë të parë si titullarë u aktivizuan Buraneli, autor i një eurogoli, dhe Serxhio Emini, dy lojtarë me eksperiencë në klub dhe të konsideruar me perspektivë. Minuta morën gjithashtu Akibu dhe Adepoju, të cilët gjatë sezonit kanë qenë më aktivë me ekipin B dhe U-19. Takimi u mbyll në barazim, ndërsa në pjesën e dytë Bylisi pati një dominim të lehtë dhe krijoi raste, por nuk arriti të përfitonte edhe nga fakti që Partizani mbeti me 10 lojtarë.

Ballshiotët tashmë janë të fokusuar te ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Teutës, me synimin për t’u rikthyer te fitorja. Në kampin e Bylisit mbizotëron zhgënjimi, pasi edhe pse me shumë mungesa arritën të marrin vetëm një pikë ndaj Partizanit, ndërsa tashmë duhen bërë llogaritë për 4 javët e mbetura të sezonit: Teuta, Vllaznia, Elbasani dhe Vora. Megjithatë, problem mbeten sërish mungesat, sidomos ato të shumta nga dëmtimet, që po ndikojnë ndjeshëm në formacionin e skuadrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.