🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.79 ▲3.84%
ARI 4,377 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,014 ▼ -2.93% ETH $2,071 ▼ -4.32% XRP $1.3698 ▼ -3.22% SOL $86.9700 ▼ -4.86%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Slloveni, bastiset shtëpia e ish-kryeministres Bratusek

Skandali

Alenka-BratusekShtëpia e ish-kryeministres sllovene, Alenka Bratusek, është bastisur me urdhër të gjykatës dje nga policia në Ljubjanë, në kërkim të provave për abuzim me postin zyrtar, në kohën kur kabineti që ajo udhëhiqte e kandidoi atë vitin e kaluar si kandidate për komisionere europiane. Kryeministrja e parë femër e Sllovenisë, Bratusek, çoi ish-republikën e vogël jugosllave gjatë vitit 2013-2014 drejt krizës më të rëndë financiare, që kurse vendi shpalli pavarësinë nga Beogradi në vitin 1991. Policia bëri të ditur për “Reuters”, se rreth 27 forca policore kanë kryer kërkime në shtëpinë e Bratusek dhe zyrat e Partisë së saj, Aleanca e Alenka Bratusek, pas një hetimi që nisi në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdoi edhe gjatë pasdites. Vitin e kaluar, qeveria e qendrës së majtë, e drejtuar nga Bratusek, e nominoi atë si një prej tre kandidatëve për t’u bërë anëtare e Komisionit Europian nga Sllovenia, apo pjesë e ekzekutivit të BE-së. Ajo tërhoqi kandidaturën e saj, pasi anëtarët e Parlamentit Europian e refuzuan atë, pas një procesi dëgjimor në Parlament. Policia tha se Bratusek nuk ka përfituar asgjë materiale nga kandidimi i saj, por shtoi se ajo ndoshta mund të ketë “keqpërdorur postin e saj zyrtar”. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të burgoset deri në një vit burgim. Bratusek bëri të ditur se hetimi në shtëpinë e saj ishte “tërësisht i panevojshëm”, pasi të gjitha dokumentet në lidhje me kandidimin e saj janë dorëzuar në Komisionin Antikorrupsion prej kohësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.