☁️
Tiranë 9°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲0%
ARI 4,575 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $67,750 ▼ -3.86% ETH $2,041 ▼ -5.33% XRP $1.3792 ▼ -4.31% SOL $85.9000 ▼ -4.74%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲0 % ARI 4,575 ▲0 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲0 % ARI 4,575 ▲0 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Bota

Sllovenia kufizon furnizimin me karburant për qytetarët në 50 litra në ditë

Që nga mesnata është në fuqi vendimi për kufizim të përkohshëm të furnizimit me karburant në pikat e karburantit në Slloveni, me qëllim të reduktimit të problemeve në furnizimin me derivatet e naftës.

Sipas masave të miratuara, në stacionet e karburanteve është e lejuar që çdo individ të furnizohet me maksimum 50 litra karburant në ditë, ndërsa për personat juridikë dhe individët që ushtrojnë veprimtari, përfshirë bujqësinë, lejohet deri në 200 litra. Kufizimet do të vlejnë deri në njoftim të mëtejshëm.

Në shpërndarjen e karburantit është përfshirë edhe ushtria sllovene, e cila do të ndihmojë në transport dhe furnizim. Autoritetet u kanë kërkuar distributorëve të koordinojnë dërgesat nga magazinat deri te pikat e karburantit për të përshpejtuar furnizimin dhe rritur efikasitetin e shpërndarjes.

Tregtarët e karburantit janë të detyruar të dorëzojnë raporte të rregullta qeverisë mbi gjendjen në stacionet e karburantit, në bazë të të cilave autoritetet do të vendosin për masa të mundshme shtesë.

Kryeministri Robert Golob ka njoftuar se po shqyrtohen edhe masa që do të kufizonin veçanërisht shitjen e karburantit për shtetasit e huaj dhe ka rekomanduar që tregtarët të përgatitin hapa të përshtatshëm në këtë drejtim.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.