🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,952 ▲ +0.65% ETH $2,247 ▲ +1.05% XRP $1.1676 ▼ -1.24% SOL $89.9800 ▼ -0.87%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Smart City”, Klevis Balliu: Projekt survejimi me hije kineze që cenon sigurinë kombëtare

Deputeti demokrati Klevis Balliu, gjatë një fjalimi në foltoren e Kuvendit këtë të enjte, ngriti akuza se mazhoranca i ka mohuar zhvillimin e një interpelance për projektin “Smart City”.

Gjatë fjalës së tij, Balliu tha se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kërkon të fshehë “një aferë gjigante korruptive” që sipas tij cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, po instalon një rrjet gjigant survejimi përmes një kompanie për të cilën vetë Kongresi Amerikan ka ngritur shqetësime serioze për lidhje me aparatin kinez të inteligjencës dhe survejimit. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe Rama fshihet”, deklaroi Balliu.

Sipas Balliut, projekti ky rrjet survejimi do ketë mijëra kamera inteligjente, sisteme të njohjes automatike të targave dhe monitorim me inteligjencë artificiale në 20 qytete të vendit.

Ai shtoi se qeveria nuk ka bërë publike asnjë analizë të rrezikut të sigurisë kombëtare, asnjë konsultim me aleatët strategjikë dhe asnjë garanci mbi ruajtjen dhe administrimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Balliu deklaroi se opozita nuk do të ndalet së kërkuari transparencë të plotë për projektin “Smart City”, duke e cilësuar atë si “një projekt korruptiv dhe kriminal që po ndërtohet mbi fshehtësi, survejim masiv dhe kapjen e institucioneve shtetërore”.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.