Teknologji

Sony prezanton edhe Xperia M4 Aqua në Barcelonë

Dje është thënë se Sony do ta lansojë tabletin e saj të ri Sony Xperia Z4 në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë javën e ardhshme, ndërsa tani janë dhënë disa detaje mbi një model të ri të telefonit nga kompania, përkatësisht Sony Xperia M4 Aqua i cili do të prezantohet në këtë ngjarje, gjithashtu.

sony-prezanton-edhe-xperia-m4-aqua-n-euml-barcelon-euml_hdSony Xperia M4 Aqua pritet të jetë zëvendësim për Xperia M2 Aqua dhe pajisja pritet të jetë rezistente ndaj ujit, ngjashëm sikurse edhe versioni origjinal.

Ende nuk janë dhënë specifikat e sakta për modelin e ri Xperia M4 Aqua, por ajo që dihet tashmë është se telefoni i ri i kompanisë Sony do të vijë me versionin e fundit të Android, përkatësisht Android 5.0 Lollipop.

Në ditët në vijim do të ketë më shumë detaje mbi Sony Xperia M4 Aqua kur i njëjti të bëhet zyrtar në Kongresin Botëror Mobil javën e ardhshme. (Telegrafi)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button