Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,629 ▲ +0.57% ETH $2,237 ▲ +0.85% XRP $1.3421 ▼ -0.07% SOL $84.0300 ▲ +0.02%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Opinion

Sopata, Bishti dhe Votimet!

Deri sa duhet te zvogelohet pylli, që pemët të kuptojnë se bishti prej druri nuk e bën sëpatën njëren prej tyre?

Nga NEVRUS NAZARKO

Pylli po rrallohej nga dita në ditë, në fillim u zhdukën degët e thata, pastaj trungjet e vjetër, më vonë nisën të bien lisat dhe ahishtet. Çdo mëngjes pylli zgjohej më i varfër, më i zbrazët, më i heshtur. Cicërima e zogjve sa vinte e zbehej dhe burimet mbuloheshin nga gjethet e rëna shkujdesshëm. Edhe era sillte me vete një trishtim që i ngjante një fishkëllime te lodhur.
Megjithë këte, sa herë vinte dita për zgjedhjet, pemët mblidheshin sërish nën tollovine e daulleve dhe dajreve dhe duartrokisnin sepaten.

Ajo, sopata, dilte para tyre me një qetësi të ftohtë dhe një buzëqeshje të lëmuar. Hekuri i saj shkëlqente nën dritë, por pemët nuk e shihnin tehun; ato shihnin vetëm bishtin, dhe bishti ishte prej druri.

Duke gromesitur dembelisht bëzanin: “Është njëra prej nesh,” thoshte dikush, “na kupton,” pëshpëritnin disa syresh, “ka dalë nga i njëjti pyll,” thoshin të tjerat.

Dhe kështu, nga një palë zgjedhje, në tjetrën, sopata fitonte prapë.

Premtimet e saj sa vinin e tingellonin me te bukura, ajo premtonte se do të pastronte pyllin, do ta bënte më të fortë, më modern, më të hapur ndaj diellit. E pemët e lodhura nga shpresa e tundnin kokën mendueshem. Ama nuk u bënte përshtypje se pas çdo fjale binte një trung. Nuk alarmoheshin se pas çdo mandati hapësirat në pyll shtoheshin. Ato mësoheshin me mungesën, siç mësohet njeriu me një plagë që nuk e mjekon kurrë, por vetëm e mbulon.

Pak nga pak, pylli nisi të humbte jo vetëm pemët, por edhe kujtesën.

Fidanët e rinj nuk dinin më si dukej një pyll i dendur. Zogjtë që largoheshin nuk ktheheshin e ndoca filiza qe kishin mbire aty pari, edhe pse s’dihej sa do vegjetonin ne ate pyll, qendronin si dëshmi të një kohe kur kishte hije, gjelbërim dhe jetë.
E megjithatë, kur vinte dita e votimit, pemët përsëri shikonin bishtin prej druri dhe harronin tehun prej hekuri qe i qeronte nje e nga nje. Ato mjaftoheshin nga gjuha e bukur, nga daullet qe I shushatnin, bashke me hiret e filizave lozonjare, që plagët e vjetra të quheshin “sakrifica për të ardhmen”.

Kështu kohet kalonin e pylli vazhdonte të boshatisej derisa një ditë, pemët që kishin mbetur e kuptuan të vërtetën e hidhur: Qe fatkeqësia e pyllit nuk ishte vetëm sëpata, por fakti se ai vazhdonte ta quante sëpatën pemë.

Në fund, mbi tokën gjysme te zhveshur, mes trungjeve të prera dhe rrënjëve të nxjerra, mbeti vetëm jehona e një pyetjeje:
Deri sa duhet te zvogelohet pylli, që pemët të kuptojnë se bishti prej druri nuk e bën sëpatën njëren prej tyre?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.