☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.92 ▲1.52%
ARI 4,713 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,767 ▼ -0.13% ETH $2,092 ▲ +1.06% XRP $1.3368 ▲ +0.2% SOL $82.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.92 ▲1.52 % ARI 4,713 ▲0.73 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.92 ▲1.52 % ARI 4,713 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Sot mbushen 14 vjet kur Shqipëria iu bashkua Organizatës Botërore të Tregëtisë

FIERI-583x350Më 8 shtator të vitit 2000, zyrtarisht Shqipëria i bashkohet Organizatës Botërore të Tregtisë. Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Prej 14 vjetësh ajo është anëtare e OBT -së dhe aplikon regjimin e OBT-së mbi proçedurën e liçencimit të importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe proçesit të vazhdueshëm të përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standartet e sistemit të BE-së, importi dhe eksporti i mallarve, si rregull i përgjithshëm, nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë. Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të vendosin kuota, ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me liçencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope, ilaçet etj.

Shqipëria është angazhuar të:- liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proçes të uljes së tarifave,- zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standardet Sanitare dhe Fitosanitare (SPS);-Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së;- Shqipëria është një anëtar i OBPI (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë. Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e Pronësisë Intelektuale.
Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH dhe disa produkte si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.