Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.77 ▲2.5%
ARI 4,736 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,165 ▼ -1.44% ETH $2,192 ▼ -2.79% XRP $1.3431 ▼ -3.13% SOL $82.6600 ▼ -3.82%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.77 ▲2.5 % ARI 4,736 ▼0.87 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.77 ▲2.5 % ARI 4,736 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

SPAK/ SHBA- BE, monitorim përzgjedhjes së prokurorëve

Publikohet drafti, në bazë të të cilit anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mendojnë të pikëzojnë dhe vlerësojnë 27 kandidatët për Prokurorinë kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, thënë ndryshë SPAK.

Në këtë projektrregullore diskutohet gjithashtu pjesëmarrja e monitoruesve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët mund t’iu drejtojnë pyetje kandidatëve, e gjithashtu mund të marrin pjesë në çdo fazë të vlerësimit të tyre. Por, një pyetjeje së cilës ende nuk i është dhënë përgjigje në këtë projektrregullore, është nëse duhet apo jo të marrin pjesë prokurorët e USKOK-ut në këtë vlerësim.

Në projektrregullore përmendet gjithashtu teknika e posaçme e hetimit, veçanërisht për hetimin e rasteve të korrupsionit në Shqipëri, si dhe vendimet e dhëna për rastet për kontroll banese, sigurim të provave përmes letërporosive jashtë Shqipërisë, apo përdorimi i provave mjekoligjore të ADN-së. Mënyra sesi prokurorët kanë marrë bashkëpunëtorë drejtësie apo kanë kryer përgjime elektronike gjatë hetimit të krimit të organizuar.

Një vend të veçantë zë hetimi për “çështjet e ndërlikuara”, kështu i quan Këshilli i Lartë i Prokurorisë ato dosje, ku subjekt i hetimit janë funksionarët e lartë publikë, veprimet e të cilëve kanë sjellë pasoja të rënda për pasurinë, jetën dhe shëndetin e shtetasve, apo sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tyre.

Secilit kandidat do t’i shqyrtohen 5 dosje, thuhet në projektrregullore. Por përpara se të vlerësojë këto dosje hetimore, Këshilli do të konsiderojë nëse i përmbushin 27 garuesit për në SPAK kushtet minimale, e nëse konstatohet diçka e tillë do të shpallet skualifikimi i tyre, sikurse mund të ndodhë me dy prek kandidatëve që nuk vijnë nga radhët e prokurorëve.

Pas këtij momenti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë listën zyrtare të kandidatëve dhe do t’i kalojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit emrat e prokurorëve që nuk i janë nënshtruar ende vettingut, për t’i shqyrtuar me prioritet. Më tej në projektrregullore thuhet se, nis vlerësimi i garuesve, ku mes të tjerash parashikohet edhe intervista me ta ballë për ballë, që do të zgjasë 10 minuta. E në rast se gjatë vlerësimit do të ketë pikë të barabarta, atëherë do të fitojë prokurori që ka më tepër vjetërsi në detyrë.

Si kritere vlerësuese do të mbahen parasysh kualifikimi i lartë i prokurorëve, aftësia e tyre për mbrojtjen e akuzës në gjykatë, integriteti, por edhe një raport që do t’i kërkohet Agjencisë së Pasurive të Konfiskuara, e cila duhet t’i referojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë histori suksesi të këtyre prokurorëve që garojnë për në SPAK./tch

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.