🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,748 ▲0.25%
DOW 53,787 ▼0.01%
NASDAQ 26,582 ▲0.52%
NAFTA 82.97 ▼0.28%
ARI 4,472 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,333 ▼ -0.09% ETH $1,879 ▲ +0.26% XRP $1.0082 ▼ -0.45% SOL $75.6600 ▲ +0.17%
S&P 500 7,748 ▲0.25 % DOW 53,787 ▼0.01 % NASDAQ 26,582 ▲0.52 % NAFTA 82.97 ▼0.28 % ARI 4,472 ▲0.7 % S&P 500 7,748 ▲0.25 % DOW 53,787 ▼0.01 % NASDAQ 26,582 ▲0.52 % NAFTA 82.97 ▼0.28 % ARI 4,472 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Bota

Spanja prezanton superkompjuterin me vlerë 10 milionë euro

Spanja prezantoi superkompjuterin e saj të tretë kuantik, një investim prej 9.8 milionë eurosh që synon të përshpejtojë kërkimin shkencor dhe inteligjencën artificiale.

Qendra e Superkompjuterëve në Barcelonë, Barcelona Supercomputing Center, ka shtuar një kompjuter i cili do të integrohet në sistemin MareNostrum 5, të aftë të kombinojë superkompjuterët klasikë, inteligjencën artificiale dhe kompjuterët kuantikë.

Makina e re është projektuar dhe ndërtuar nga kompania me bazë në Barcelonë, Quantum Tech dhe është financuar nga Komisioni Europian dhe Sekretariati Shtetëror i Spanjës për Digjitalizimin dhe Inteligjencën Artificiale. Ndryshe nga dy kompjuterët kuantikë të mëparshëm, që janë dixhitalë, ky është një kompjuter kuantik analogjik.

Ndërsa kompjuterët klasikë funksionojnë me “bit”, të cilët në çdo moment mund të jenë vetëm 0 ose 1, kompjuteri kuantik përdor “qubit”, që mund të përfaqësojnë të dy gjendjet njëkohësisht. Kjo aftësi lejon zhvillimin e algoritmeve shumë më të fuqishme dhe zgjidhjen e problemeve që kompjuterët konvencionalë mezi mund t’i përballojnë.

Tre kompjuterët kuantikë të BSC-së ndodhen në kapelën e Torre Girona, e njëjta hapësirë që priti katër versionet e para të superkompjuterit MareNostrum nga viti 2005 deri në 2023.

Pjesa kuantike e MareNostrum 5 quhet MareNostrum Ona. Dy makinat e para, të aktivizuara në shkurt 2025, kanë realizuar tashmë 4,200 orë llogaritjeje. Kjo kohë është shpërndarë mes 53 projekteve kërkimore të përzgjedhura nga Rrjeti Spanjoll i Superkompjuterëve.

Kompjuteri i ri do të integrohet në rrjetin europian të kompjuterëve të promovuar nga EuroHPC Joint Undertaking, programi me të cilin Bashkimi Europian synon të forcojë kapacitetet e tij në superkompjuterë dhe të zhvillojë infrastrukturën e vet teknologjike.

Deri tani, EuroHPC ka blerë gjashtë kompjuterë kuantikë të shpërndarë në vende të ndryshme europiane. Tre prej tyre, të instaluar në Poloni, Çeki dhe Gjermani, tashmë janë inauguruar dhe do të bëhen pjesë e një rrjeti të ardhshëm sistemesh të ndërlidhura për kërkime shkencore dhe zhvillim teknologjik.

Ministrja katalanase për Kërkimin dhe Universitetet, Núria Montserrat, deklaroi se projekti “forcon idenë e sovranitetit teknologjik europian përballë kompanive amerikane të teknologjisë së madhe”.

Ajo theksoi se, falë teknologjive të zhvilluara në Europë dhe mbështetjes së politikave publike katalanase, spanjolle dhe partneriteteve europiane, kontinenti mund të ndërtojë autonominë e tij strategjike pa u varur nga vende të treta.

Ky kompjuter i ri konsiderohet një tjetër hap drejt sovranitetit teknologjik europian dhe një moment i rëndësishëm për ekosistemin teknologjik të Spanjës dhe Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.