☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,049 ▲ +0.28% ETH $2,284 ▲ +2.03% XRP $1.3532 ▼ -0.09% SOL $84.8500 ▲ +0.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Specialja, Kuvendi i Kosovës voton të hënën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që të hënën në ora 10 të mbahet seanca plenare për votimin e Gjykatës Speciale.

Me propozim të qeverisë është vendosur që Kuvendi të votojë për herë të dytë amendamentin kushtetues, që më herët gjatë ditës u riprocedua nga qeveria.

Përfaqësuesit e opozitës insistuan që kjo pikë të mos rikthehej në seancë pasi ka dështuar njëherë të marrë 80 votat e nevojshme, por kryetari i Kuvendit sqaroi se kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit nuk e ndalojnë riprocedimin e një dokumenti të caktuar.

Opozita kërkoi nga Kryesia që në seancën e së hënës, para se të vendoset për Gjykatën Speciale të miratohet rezoluta për dënimin e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

Përfaqësuesit e pozitës thanë se nuk mundet që një rezolutë e tillë të kalojë në seancë pa i kaluar procedurat normale parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.