Rajoni
Stërvitje ushtarake serbo-ruse kundër terrorizmit
Një stërvitje ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë kundër terrorizmit, të koduara ”SREM 2014” ka shkaktuar shqetësim të madh në diplomacinë evropiane pasi kjo korrespondon me politikat ekspansioniste ruse drejt shteteve të tjera sovrane, njofton agjencia e lajmeve preshevajonë.com.
Pamjet dhe fotografitë e parashutimit të forcave ushtarake ruse në territorin serb, pak kilomentra larg Kosovës janë publikuar në të njejtën kohë kur forcat ruse raportohen se kanë hyrë në territorin e Ukrainës.
”Njësiti i parë ushtarak rus që do të marrë pjesë në këtë ushtrim u dislokua në fushën e trajnimit në Nikinci, Serbi”, raporton ndërkohë televizioni shtetëror rus.
Njësia ushtarake parashutiste ruse ka mbërritur sot në Beograd për të marrë pjesë në stërvitjen e parë kundër terrorizmit me ushtrinë serbe.