☁️
Tiranë 17°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,716 ▲ +1.36% ETH $2,233 ▲ +2.01% XRP $1.3466 ▲ +0.08% SOL $84.3600 ▲ +1.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Stomatologia e akuzuar për mashtrim mohon akuzat: Biznesmeni dhe vëllai i tij më gjobitën

38-vjeçarja Olesia Duka, stomatologe e njohur në Tiranë ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës me akuzën e mashtrimit. Por, ajo i mohoi akuzat para gjykatës, madje pretendon se biznesmeni Idlir Hoxha dhe i vëllai i tij e kanë gjobitur.

“Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë. Idlir Hoxha dhe i vëllai më kanë vënë gjobë. Më kanë bërë presion në qershor 2017, pasi bëra një festë për fëmijët të Porti në bashkëpunim me Vangjush Dakon. Të zbardhet e gjithë historia dhe pse unë i mora”, deklaroi ajo.

Duka është arrestuar nga policia me vendim gjykate pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologja i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë rast, ku pretendon se stomatologia Olesia Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh biznesmenit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.

Sipas prokurorisë, kallëzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjencie udhëtimi është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra.

Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para’, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.

Prokuroria ka dyshime se në të njëjtën mënyrë janë mashtruar edhe disa persona të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.