Kronika

“Stop korrupsionit”- 4256 denoncime gjatë shkurtit, 905 vetëm për arsimin

4256 është numri i denoncimeve për muajin shkurt të regjistruara në portalin “Stop korrupsionit”, të promovuar nga qeveria shqiptare, si një instrument i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit.

raportiSipas raportit të publikuar nga Ministria për Çështjet Vendore rezulton se për periudhën 2 shkurt 2015- 3 Mars 2015 janë regjistruar 4256 denoncime dhe shumica e tyre, konkretisht 905 denoncime hedhin dyshime për probleme në sistemin arsimor.

Kështu, sipas këtij raporti mësohet se nga 4 256 raste të denoncuara, 30 prej tyre kanë ardhur nga qytetarë, ndërsa 86 raste janë aktualisht në shqyrtim. Mësohet sipas grafikut në fjalë se 412 raste janë refuzuar, teksa 123 denoncime janë konsideruar jashtë kompetence. Së fundmi pritet të kuptohet fati i 839 denoncimeve, të cilat janë pjesë e grupit “të hapura”.

Gjatë kësaj periudhe, sipas raportit në fjalë mësohet se shumica e denoncimeve i janë “rezervuar” sistemit arsimor me 905 të tilla. Prej këtyre, vetëm 2 denoncime kanë ardhur nga qytetarët. 299 janë në shqyrtim, ndërsa 64 janë refuzuar. Në 511 raste çështjet janë mbyllur, teksa numërohen dhe 6 çështje të konsideruara jashtë kompetence. Pas arsimit, vjen fenomeni i ndërtimeve pa leje me 613 denoncime, më pas shëndetësia me 450 denoncime, e ndjekur nga policia me 403 të tilla. Më pas është sistemi i drejtësisë me 292 denoncime, për të vijuar me hipotekat që mbartin 279 denoncime.

Ankesa ka patur edhe në fushën e doganave me 42 denoncime, teksa në lidhje me tenderat janë regjistruar 67 denoncime, energjia 28 të tilla dhe çështja e pronave vetëm 4 denoncime.

Duhet theksuar gjithashtu, se denoncimet më të mëdha të qytetarëve, sipas raportit janë në fushën e drejtësisë, me 11 të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button