Studimi: Ditëlindja ndikon fort në jetën tonë
Studime të ndryshme janë përballur me datat e lindjeve në aspektin shkencor dhe kanë sjellë një rezultat surprizues, aq sa mund të themi përfundimisht se ditëlindjet tona ndikojnë apo parashkruajnë edhe fatet apo jetët tona
Nga Lissalina Marwig*
Bricjapët janë bujarë dhe të disiplinuar, luanët të guximshëm dhe të zhdërvjellët. Kështu të paktën mund të lexosh nëpër horoskopë. Studime të ndryshme janë përballur me datat e lindjeve në aspektin shkencor dhe kanë sjellë një rezultat aq surprizues, saqë mund të themi përfundimisht se ditëlindjet tona ndikojnë apo parashkruajnë edhe fatet apo jetët tona.
Studimi mbi ditëlindjet: I dëshmuar deri kur rritemi
Shkencëtarë të Universitetit të Semmelweis-it në Hungari, kanë kryer kërkime rreth tipareve të personalitetit të 366 studentëve hungarezë në lidhje me datëlindjet e tyre. Rezultati: muaji i lindjes ndikon në gjendjen tonë emocionale.
Kështu, gjatë një aktiviteti të kryer nga “European College of Neuropsychopharmacology”, që u zhvillua më 19 tetor në Berlin, drejtoresha e ekipit të shkencëtarëve, Xenia Gonda, tha:
“Studimet biokimike tregojnë se muaji i lindjes ndikon në rritjen e monoaminës, për shembull në neurotransmitentë si dopamina dhe serotonina.
E kjo është e dëshmueshme deri në një moshë të caktuar kur rritemi. Kjo na ka çuar të pohojmë se, stina në të cilën ne kemi lindur, ka një ndikim afatgjatë te njeriu. Kjo do të thotë se një pikë kohore, në të cilën një njeri ka lindur, rrit apo ul edhe rrezikun e një shqetësimi emocional“. Pasi dopamina dhe serotonina kanë ndikim në rregullimin e emocioneve të trurit.
Studiuesit e Universitetit të Semmelweis-it zbuluan disa fakte të habitshme që ranë shumë në sy, si:
- Njerëzit e lindur në verë vuajnë shpesh nga ciklotimia, një shqetësim afektiv, që shënjohet nga gjendjet emocionale të ndryshueshme.
- Njerëzit që kanë lindur në pranverë bien më shumë në sy për hipertimi, një ndjenjë e mbitepruar, që haset me funksionalitet të rritur.
- Njerëzit, që kanë lindur në dimër, kanë një gjendje emocionale më të balancuar sesa njerëzit që kanë lindur në stinë të tjera gjatë vitit.
- Fëmijët që lindin në vjeshtë kanë më pak depresione sesa njerëzit që kanë lindur në dimër.
Universiteti i Semmelweis-it, meqë ra fjala, nuk është i vetmi që po merret me trajtimin e kësaj teme.
Studiuesit në Universitetin e Harvardit konstatuan nga ana tjetër se bebet që lindin në dimër, janë më të mëdhenj në peshë e trup, më inteligjentë e më të suksesshëm në jetë, sesa bebet e lindur në verë.
Shkencëtarët në Universitetin e Chicago-s arritën në përfundimin se njerëzit që kanë lindur në shtator, tetor dhe nëntor, jetojnë më gjatë. Ata kanë shanse më të mira për të jetuar deri 100 apo më shumë vjet.
Edhe shkencëtarët në Universitetin e Essex-it në Britaninë e Madhe, pohojnë se fëmijët që kanë ardhur në këtë botë në dimër, janë më të fortë, më të shpejtë e më të përgatitur në aspektin fizik.
Fëmijët që lindin në dimër e vjeshtë duken pra, në mënyrë ironike, të vendosur në “anën e diellit” të jetës. Por ka edhe një rreze drite të vogël, të paktën për njerëzit që kanë lindur në pranverë. Sipas një studimi të “Sauder School of Business”, ata kanë shansin më të madh për t’u rritur në role liderësh.
*Marrë nga Huffington Post