🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,416 ▼0.95%
DOW 45,540 ▼0.91%
NASDAQ 21,113 ▼1.38%
NAFTA 97.87 ▲3.59%
ARI 4,484 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,896 ▼ -5.44% ETH $1,980 ▼ -4.88% XRP $1.3309 ▼ -3.02% SOL $82.9400 ▼ -5.62%
S&P 500 6,416 ▼0.95 % DOW 45,540 ▼0.91 % NASDAQ 21,113 ▼1.38 % NAFTA 97.87 ▲3.59 % ARI 4,484 ▲1.7 % S&P 500 6,416 ▼0.95 % DOW 45,540 ▼0.91 % NASDAQ 21,113 ▼1.38 % NAFTA 97.87 ▲3.59 % ARI 4,484 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Studimi i BERZH, shqiptarët të ‘thekur’ pas politikës, lënë pas vendet e rajonit

Shqiptarët kanë një lidhje të fortë me politikën dhe këtë e tregojnë edhe studimet. Më e fundit është ajo e realizuar nga Banka Europiane për Rindërtim “Jeta në Tranzicion” ku merret në analizë edhe pjesëmarrja në politikë.

Sipas të dhënave gratë ende kanë pjesëmarrje më të ulët sesa meshkujt. Në vendet në tranzicion kjo disbalancë është më e madhe. Edhe pse teorikisht të qenit në demokraci duhet të rrisë pjesëmarrjen e grave.

Sipas vrojtimit të BERZH, në Shqipëri, pjesëmarrja e grave në parti politike llogaritet në rreth 15%, ndërsa meshkujt në rreth 26%. Vendi ynë renditet pas Uzbekistanit, Mongolisë, Taxhikistanit etj., por lë pas fqinjët, përfshi këtu edhe Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë, Kroacinë, etj.

Megjithatë vende të tilla si Serbia, Sllovenia e Maqedonia kanë një për qindje të lartë të grave në parlament që varion nga 33-37%.

Më e ndjeshme hendeku gjinor është në vendet e rajonit të Europës Juglindore. Në Shqipëri diferenca mes meshkujve dhe femrave në politikë është rreth 10 pikë përqindje, ndërsa në Greqi, Mal të Zi e Rumani është më e vogël.

Por, vrojtimi thekson se në rajone të ndryshme është më e madhe përfshirja e grave si vullnetare në organizata të ndryshme, si në Bjellorusi, Bullgari, Kroaci, Lituani, Letoni, Serbi, Turqi etj. Kjo tregon se gratë preferojnë më shumë që të angazhohen në nivel lkola dhe më së shumti në shoqëri civile dhe OJF.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.