☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,175 ▼ -4.05% ETH $1,990 ▼ -3.98% XRP $1.3248 ▼ -3.05% SOL $82.6800 ▼ -4.71%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Sulmi në veri të Kosovës/ Rama e Plenkoviç thirrje BE-së: Të merren masa ndaj Beogradit

Kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, dënuan dje ne Zagreb, ashpër “dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës, si dhe ‘heroizimin’ e tyre nga Beogradi.

Dy liderët u bënë thirrje kryeministrave të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Perëndimit të masa kundër Serbisë.

Rama, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Zagreb, tha në një konferencë për shtyp se “agresioni i forcave paraushtarake është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit”.

“Kemi një krim, vrasjen e një punonjësi policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer”, tha Rama, duke shtuar se “nuk duhet të jetë e pranueshme  pasi hkon kundër vlerave në Europë”.

Plenkoviç beson se këto lëvizje “nuk mund të mbeten pa përgjigje” dhe se vendimi i Beogradit për shpalljen e ditëve të zisë “pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”.

Ai tha se do të vijojë një hetim për të përcaktuar plotësisht se çfarë ka ndodhur, pas së cilës i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të propozojë masa.

Plenkoviç tha se Komisioni Evropian (KE) gjithashtu mund të miratojë masa në mënyrë autonome, pa pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare, siç bëri disa muaj më parë kundër Kosovës.

Kryeministri kroat theksoi se është i sigurt se masat do të merren dhe Rama kërkoi që ato të zbatohen, siç tha ai, “pa humbur kohë”, sepse vendimi i Beogradit nuk lë vend për interpretime të ndryshme.

Gjate vizites zyrtare ne Kroaci jane firmosur dy marrveshje.ne fushen e financave per njohjen e pensioneve ku perfitojne 3 mije shqiptare dhe marrveshja ne fushen e shendetesise.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.