☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,182 ▲ +0.93% ETH $2,107 ▲ +2.25% XRP $1.3402 ▲ +1.32% SOL $83.4300 ▲ +0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Superiorja, drejt ndryshimit radikal

Kategoria Superiore po shkon drejt një ndryshimi radikal në formulën që do të aplikohet, sipas të gjitha gjasave që prej sezonit të ardhshëm. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe drejtuesit më të lartë të klubeve të Superiores, diskutuan të katërta variantet për ndryshimin që do të bëhet pa prekur gjithsesi numrin e skuadrave, por me një risi të madhe, fazën finale në “Air Albania”.

“Të fillohet kampionati siç ka qenë, me 10 skuadra, me tre apo katër faza. Më pas, ose të ketë një finale me katër skuadra me skema të ndryshme, ose ndarje me play off. Këto ndeshje të luhen në “Air Albania”, theksoi presidenti i FSHF-së.

Pas më shumë se 120 minutave ku u zhvillua tryeza me përfaqësuesit e 10 klubeve të Superiores, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri dha disa pika referimi rreth formatit të ri që mesa duket ka marrë miratimin e pjesës më të madhe të klubeve.

“Mendoj se kemi arritur një dakordësi të përgjithshme, nga mënyra se si do të bëhet. Më pas, për modalitetet, po punon FSHF-ja në mënyrë që ta prezantojë e më pas të vendosim. Po mendohet që të krijohet një fazë play off dhe të luhet në Tiranë, në Air Albania”, tha presidenti i Vllaznisë.

Në të katër variantet e para, skuadra kampione përcaktohet nëpërmjet një formati të finaleve me gjysmëfinale dhe finale, por me ndryshimin që në disa prej formateve, ekipi kampion është caktuar që në fazën e rregullt. Ndërsa në disa formate te tjera, titulli kampion por edhe kualifikimi në Champions apo Conference League caktohet nëpërmjet fazës finale që do të luhet sigurisht në “Air Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.