☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,800 ▼ -0.58% ETH $1,781 ▼ -0.78% XRP $1.1378 ▼ -3.31% SOL $81.0500 ▼ -1.58%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Politika

Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me raportin e “Buletin Intelligence”, sipas të cilit opozita ka monitoruar hapësirën mediatike në vend. Raporti u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama që tha se raporti rrëzon tezën e kapjes së medias nga qeveria.

Në një reagim në X, Tabaku thotë se Rama po përpiqet të zëvendësojë problemet reale të medias me “statistika propagande” dhe “zhurmë politike”. “Zhurma nuk është liria e medias”, shprehet deputetja.

“Problemi ynë nuk është mungesa e zhurmës në televizione apo rrjete sociale. Problemi është mungesa e besimit tek një media e pavarur që mund të hetojë me imtësi pushtetin, korrupsionin dhe vendimmarrjen publike”, shkruan ajo.

“Për vite me radhë është ndërtuar një sistem që kontrollon ekonominë, pushtetin lokal dhe gradualisht edhe median, duke krijuar varësi ekonomike, presion dhe autocensurë. Gazetarët përballen çdo ditë me intimidim, diskreditim publik, përjashtim nga akseset institucionale apo presion ekonomik. Kjo prodhon jo liri reale, por një simulakër të saj. Pasi liria e medias nuk matet me numrin e deklaratave opozitare në ekran. Matet me faktin nëse një gazetar mund të hetojë lirshëm pushtetin pa frikën e kërcënimit apo ndëshkimit. Standardet europiane nuk përmbushen me metrika komunikimi apo statistikë propagande. Ato maten përmes institucioneve të pavarura, transparencës dhe besimit publik”, shprehet Tabaku.

Në fund të reagimit të saj, Tabaku akuzon qeverinë se është më e interesuar të prodhojë “zhurmë politike dhe ndarje tribale sesa gazetari të pavarur”, duke shtuar se “pikërisht në këtë mjegull zhurme fshihet shpesh mungesa e së vërtetës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.