☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 97.34 ▼0.49%
ARI 4,157 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,802 ▲ +2.88% ETH $2,482 ▲ +3.67% XRP $1.3658 ▲ +5.22% SOL $107.3900 ▲ +2.82%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 97.34 ▼0.49 % ARI 4,157 ▲0.35 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 97.34 ▼0.49 % ARI 4,157 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Padia e PD kundër ministres Diella, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë tërhequr për të marrë vendim për padinë e dorëzuar nga deputetët e Partisë Demokratike, kundër ministres Diella, e cila është një chatbot i inteligjencës artificiale që u përfshi “në kabinet” për herë të parë nga Edi Rama.

Seanca ka nisur prej paradites dhe rreth orës 16:00, trupa gjykuese është tërhequr për vendim, por ai nuk pritet të shpallet sot, por në një datë të mëvonshme.

Një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e një ministri që, sipas tyre, nuk përmbush kushtet dhe cilësitë e nevojshme për ushtrimin e këtij funksioni.

Deputetët kërkojnë shfuqizimin e disa dispozitave të dekreteve presidenciale për emërimin e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave, duke i konsideruar ato të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Informacioni për Diellën në faqen e Këshillit të Ministrave

Diella lindi më 19 janar 2025 për të lehtësuar me zë, figurë dhe shpejtësi shërbimet online për qytetarët e çdo grupmoshe. Shërbeu nga janari si Asistente Virtuale e platformës kombëtare e-Albania.

Deri në muajin shtator të vitit 2025, Diella regjistroi 972 mijë ndërveprime, 36 mijë dokumenta të lëshuara së fundmi nga platforma mbajnë vulën e saj digjitale, si një element inovativ që shënon standard të ri në administratën publike shqiptare.

Diella si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale përfaqëson një hap të guximshëm të Shqipërisë drejt institucionalizimit të teknologjive të avancuara, duke e vendosur vendin në pararojë të inovacionit në rajon dhe më gjerë. Diella ka në misionin e saj rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve publike për qytetarët, digjitalizimin e plotë të dokumenteve dhe proceseve shtetërore si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në sektorët më të rëndësishëm të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.