☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.13 ▼2.47%
ARI 4,333 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,898 ▼ -2.9% ETH $1,730 ▼ -3.45% XRP $1.1667 ▼ -4.17% SOL $70.9100 ▼ -3.72%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.13 ▼2.47 % ARI 4,333 ▼1.1 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.13 ▼2.47 % ARI 4,333 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Përurohet sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës, i gjithë procesi do të kryhet në terren

Inspektorati i Punës u bë me sistem elektronik për menaxhimin e rasteve. Ky projekt u realizua nga Inspektorati Qendror i Punës, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se ky është një investim për sigurinë dhe dinjitetin e çdo punëtori në Kosovë.

“Ky nuk është thjesht një projekt teknologjik që ne po e bëjmë, por është një investim për siguri dhe është për një investim për dinjitetin dhe për të drejtat e punës të çdo punëtori në vendin tonë. Në vitet e fundit, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në harmonizimin e legjislacionit tonë me kornizën përkatëse të fushës së sigurisë në punë, në përputhje me Bashkimin Evropian dhe konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Janë transpozuar mbi dhjetëra direktiva dhe janë ndërtuar mekanizma të rinj institucionalë për mbrojtjen e punëtorëve. Megjithatë, sfida jonë kryesore vazhdon të mbetet edhe zbatimi efektiv i legjislacionit tonë”, tha Hoti.

Ndërsa, koordinatori i Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Kosovë, Blerim Murtezi, njoftoi më në detaje se çfarë do të shërbejë ky sistem.

“Partneriteti ynë me Inspektoratin e Punës është i gjatë dhe i suksesshëm dhe unë mendoj se do të vijë me mjaft mbështetje ndaj reformave. Dhe kjo më bën të besoj se ne kemi mundësi, që do të thotë edhe inspektorët, që të kryejnë gjithë procesin direkt në terren përmes tabletave. Nga evidentimi i shkeljeve deri te raportimi dhe gjenerimi automatik i procesverbaleve dhe statistikave. Me fjalë të tjera, kjo nënkupton më pak kohë në administratë dhe shumë më shumë kohë në terren. Më pak burokraci dhe shumë më shumë fokus në sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve”, tha Murtezi.

Koordinatori i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, u shpreh se ky është një hap shumë i rëndësishëm për modernizimin institucional të Kosovës.

“Sot shënohet një hap shumë i rëndësishëm përpara në modernizimin institucional të Kosovës. Sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës është më shumë se thjesht një inovacion teknik, ai gjithashtu pasqyron një përkushtim më të gjerë për forcimin e institucioneve publike, përmirësimin e llogaridhënies dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe për bizneset”, tha O’Malley.

Ky sistem u cilësua edhe si shembull që të aplikohet edhe tek ministritë dhe inspektoratet e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.