☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,525 ▲0.18%
DOW 52,224 ▲0.43%
NASDAQ 26,437 ▲0.23%
NAFTA 76.63 ▲1.81%
ARI 4,362 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,279 ▼ -0.48% ETH $1,757 ▼ -0.91% XRP $1.2008 ▼ -1.04% SOL $72.5000 ▼ -0.45%
S&P 500 7,525 ▲0.18 % DOW 52,224 ▲0.43 % NASDAQ 26,437 ▲0.23 % NAFTA 76.63 ▲1.81 % ARI 4,362 ▲0.18 % S&P 500 7,525 ▲0.18 % DOW 52,224 ▲0.43 % NASDAQ 26,437 ▲0.23 % NAFTA 76.63 ▲1.81 % ARI 4,362 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

‘Territorialja në Kukës’, Mazniku: Momenti të rishohim reformën e vitit 2014

Komisioni i Reformës Territoriale këtë të martë, më 26 maj, ka shkuar në Kukës për të zhvilluar dëgjesën e radhës me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit Arbjan Mazniku tha se “Është momenti të rishohim reformën e vitit 2014”.

Duke kujtuar reformën e kaluar, Mazniku u shpreh se “Para pothuajse 12 vjetësh, në 2014-2015 kemi bërë një reformë që shkuam nga 373 njësi e komuna në 61 bashki, të cilat kanë mbledhur më shumë të ardhura, kanë pasur mundësi t’u shërbejnë më shumë qytetarëve. Ka qenë një reformë decentralizuese, shumë funksione që i bënte qeveria iu deleguan bashkive.”

Megjithatë, përkundër çfarë thotë Mazniku, pala tjetër e konsideron reformën e vitit 2014 të dështuar.

Ai vijoi të fliste më tej për sfidat me të cilat duhet të përballen, ku përsëriti që së pari bashkitë duhet të bëhen më eficiente, të adresohen lëvizjet demografike, zhvillimi i zonave të jetë i qëndrueshëm dhe së fundi bashkitë të jenë të përgatitura për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Mazniku më tej u shpreh se kur Shqipëria të jetë në BE, “përveçse Shqipëria bëhet anëtare si shtet, përveçse shkon flamuri shqiptar në BE, ne do kemi mundësi të aksesojmë një seri programesh, ku më i rëndësishmi është programi i kohezionit social, ku rajone të caktuara të BE-së kanë mundësi të marrin fonde nga BE për të zhvilluar territorin, infrastrukturën rrugore, arsimore, etj.”

“Por në atë moment na duhet të kemi bashki të forta që janë në gjendje të shkruajnë projekte”, theksoi ai.

Sipas Maznikut, bashkitë duhet që, përveçse të jenë të afta të bëjnë punët e përditshme, t’ia dalin që të fillojnë të punojnë për të tërhequr financime nga Europa për të zhvilluar territorin e tyre.

Si opozita, ashtu edhe mazhoranca kanë gati disa variante paraprake për ndarjen e re territroiale, të cilat do të diskutohen në tryezën e komisionit pas turit të dëgjesave me qytetarët në të gjitha qarqet e vendit dhe krerët e bashkive.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.