☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,513 ▲0.53%
DOW 50,493 ▼0.17%
NASDAQ 26,582 ▲0.9%
NAFTA 94.34 ▼2.34%
ARI 4,502 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,528 ▼ -1.37% ETH $2,083 ▼ -2.1% XRP $1.3430 ▼ -1.21% SOL $84.3700 ▼ -1.99%
S&P 500 7,513 ▲0.53 % DOW 50,493 ▼0.17 % NASDAQ 26,582 ▲0.9 % NAFTA 94.34 ▼2.34 % ARI 4,502 ▼0.47 % S&P 500 7,513 ▲0.53 % DOW 50,493 ▼0.17 % NASDAQ 26,582 ▲0.9 % NAFTA 94.34 ▼2.34 % ARI 4,502 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
roze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi pamje nga udhëtimi i saj luksoz në Bahamas, ku mori pjesë në dasmën private të së vëllait, Donald Trump Jr., me Bettina Anderson.

Vajza e presidentit amerikan u shfaq elegante në disa foto verore të postuara në Instagram Story, ku pozonte me fustane tropikale plot stil. Në disa prej imazheve u panë edhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, Lara Trump, bashkëshortja e të vëllait Eric, dhe motra e saj Tiffany Trump.

Ivanka ndau gjithashtu momente me mbesën e saj 19- vjeçare Kai Trump, të cilën e quajti “partnerja më e mirë për paddle board”, ndërsa publikoi edhe një citat romantik të Victor Hugo për dashurinë.

“Të dashurosh ose të kesh dashuruar, kjo mjafton. Mos kërko asgjë më shumë. Nuk ekziston perlë tjetër në errësirën e jetës.”

Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson kurorëzuan dashurinë në një ceremoni intime të organizuar në një ishull privat në Bahamas, me rreth 40 të ftuar, mes tyre familjarë të ngushtë dhe pesë fëmijët e Donald Jr.

Presidenti Donald Trump mungoi në dasmë për shkak të angazhimeve shtetërore në Shtëpinë e Bardhë. Në një mesazh të publikuar në Truth Social, ai tha se do të dëshironte të ishte pranë djalit të tij në këtë ditë të veçantë, por detyrimet si president nuk ia lejuan.

“Do të doja shumë të isha pranë djalit tim, Don Jr., dhe anëtares më të re të familjes Trump, Bettina, por rrethanat që lidhen me detyrën time dhe dashuria për Shtetet e Bashkuara nuk ma lejojnë këtë”, shkroi ai.

Çifti kishte lidhur zyrtarisht kurorë disa ditë më parë në Palm Beach, Florida. Donald Jr. dhe Bettina nisën lidhjen në fund të vitit 2024, pas ndarjes së tij nga ish-e fejuara Kimberly Guilfoyle.

Bëjmë të ditur se presidenti Donald Trump ka pesë fëmijë nga tre martesa të ndryshme. Nga martesa me Ivana Trump, ai ka tre fëmijë, djalin e madh Donald Trump Jr., vajzën Ivanka Trump dhe djalin Eric Trump. Nga martesa e dytë me Marla Maples, presidenti ka vetëm një vajzë Tiffany Trump. Ndërsa nga martesa e fundit me Melania Trump, e cila është edhe bashkëshortja aktuale e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kanë vetëm një djalë, Barron Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.