🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 98.82 ▲4.67%
ARI 4,771 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,107 ▼ -0.85% ETH $2,179 ▼ -3.11% XRP $1.3278 ▼ -3.62% SOL $82.1500 ▼ -2.62%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 98.82 ▲4.67 % ARI 4,771 ▼0.13 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 98.82 ▲4.67 % ARI 4,771 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dalë në një deklaratë për mediat përpara godinës së Kuvendit, pak minuta përpara nisjes së seancës së sotme plenare, ku ka kundërshtuar ligjin për portet turistike.

Tabaku tha se i ka dorëzuar një shkresë Parlamentit Europian ku i njofton se “ligji për portet turistike, ndryshimi i fundit që vjen në Parlament, është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe të 3 kapitujve të legjislacionit të BE-së. 5, 8, dhe 14. Nuk është gjë e re që ligjet që kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë janë me porosi, që mbrojnë interesat e veçanta, por ky është i 18-ti në radhën e ligjeve që vijnë me porosi.”

Deputetja demokrate shtoi se këtu bëhet fjalë për një model qeverisje “që i ndan pronat publike sikur i kanë të nënës e të babës” që sipas saj po e varfëron vendin dhe që sipas saj reflekton mënyrën si qeveria shqiptare e koncepton procesin e integrimit.

Tabaku shtoi se asetet publike jepen pa garë nga qeveria shqiptare dhe që ky ligj është ligji që ka kaluar më shpejt në Parlamentin shqiptar. “Me shpejtësinë e dritës”, shprehet deputetja demokrate.

Tani që negociatat janë hapur, sipas Tabakut duhet më shumë vëmendje për çdo ligj që kalon në Parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.