Ekonomia

Tabela, ja pagat e reja të referencës për efekt të kontributeve te profesionet e lira, nga 41,250- 73,800 leke

bIntervali i pagave referencë për llogari të pagimit të sigurimeve shtrihet nga 41,250 lekë  deri 73,800  lekë në muaj sipas kategorizimit të bashkive. Ne baze te ketyre shumave profesionet e lira ( si avokate, përmbarues, inxhinier, veteriner, farmacist, dentis etj) do të paguajnë detyrimet mujore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shendetësore.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit miratoi pagat e reja të referencës për profesionet e lira. Ne VKM sqarohet se n përcaktimin e këtyre pagave mbahen parasysh lloji i veprimtarisë profesionale, zona ku ajo zhvillohet, vitet ë punës në profesion, numri i të punësuarve, paga për të njëjtin profesion në sektorin publik, vitet e punës në bazë të licencës në profesion dhe statusi i profesionit.

Paga mujore sipas llojit te profesionit, objekt i këtij vendimi, përbën kufirin minimal të pagës për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, Këto paga vetëdeklarohen nga tatimpaguesi përkatës dhe, kur administrata tatimore vëren se pagat e deklaruara për efekt të llogaritjes se kontributit te detyrueshëm të sigurimeve shoqërore . dhe shëndetësore janë më të vogla nga paga respektive e përcaktuar në këtë vendim, ajo ka autoritetin t’i rivlerësoje, sipas nivelit të pagës përkatëse të përcaktuar në këtë vendim.

Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, te cilët punojnë në profesionet e përcaktuara ne anekset e mëposhtme, llogaritet në bazë të pagës minimale sipas vendimit nr. 77, date 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”.

Kur ndonjë nga veprimtaritë profesionale, të përcaktuara në aneksin nr.l të këtij vendimi, kryhet nga persona që kanë edhe të punësuar ose edhe anëtare të papaguar, paga mujore për të vetëpunësuari sipas pikës 1, të këtij vendimi, e përcaktuar ne aneksin nr.2, për efekt të llogaritjes se kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, shtohet me 3 për qind për çdo të punësuar ose anëtar familje me kohë të plotë dhe 2 për qind për çdo të punësuar më kohë të pjesshme, por jo me shume se paga maksimale.

Kur ndonjë nga veprimtaritë profesionale të përcaktuara ne aneksin nr.1 të këtij vendimi kryhen nga persona qe fillojnë veprimtarinë ekonomikë profesionale për herë të parë, paga mujore e përcaktuar në tabele, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në tri vitet e para kalendarike të ushtrimit te profesionit me leje/licence, zbritet me 30 për qind të pagës sipas aneksit nr.2, ndërsa për tri vitet e tjera kalendarike të ushtrimit të veprimtarisë me lejë/licencë zbritet me 15 për qind te pagës sipas aneksit nr.2, pavarësisht nga numri i të punësuarve.

Kur veprimtaritë profesionale të përcaktuara në aneksin nr.1 (me poshte) te këtij vendimi kryhen nga persona që janë edhe të punësuar ose kryejnë edhe aktivitete të tjera vetëpunësimi, paga mujore e përcaktuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shendëtesore do të jetë e barabartë me pagën minimale në shkalle vendi, por me kusht që shuma e pagave nga të gjitha veprimtaritë të mos kaloje nivelin e pagës maksimale, vetëm për efekt të pagesës se kontributeve te sigurimeve shoqërore.

Mbështetur ne pikën 3, te nenit 6, te ligjit nr.9136, date 1.9.2003, “Per mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar, pensionistet ë regjistruar si persona fizik të vetëpunësuar të vetëm, qe punojnë në profesionet ë përcaktuara në aneksin nr.1 të këtij vendimi, nuk kanë detyrim për të paguar kontribute për sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Në raste të tjera, paguajnë kontribut në nivelin minimal sipas përcaktimeve te vendi mit nr.77, date 28.1.2015, te Këshillit te Ministrave, “Per kontributet ë detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button