☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.49 ▲8.3%
ARI 5,158 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,649 ▲ +0.09% ETH $2,029 ▲ +0.38% XRP $1.3775 ▼ -0.09% SOL $85.3500 ▼ -0.28%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.49 ▲8.3 % ARI 5,158 ▼0.41 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.49 ▲8.3 % ARI 5,158 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

Tahiri: Ai që ka vrarë Santon ka dashur të bëjë zhurmë, hetimet do të jenë të vështira

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka folur për herë të parë publikisht për vrasjen e bankier Aratn Santo pak ditë më parë më zonën e ish-bllokut në kryeqytet. I pranishëm në seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve, ku diskutohet ligji i ri për armët, Tahiri është pyetur nga deputetët e opozitës lidhur me situatën alarmante të kriminalitetit në vend, duke iu referuar vrasjes së bujshme të pak ditëve më parë. Ministri i Brendshëm ka kërkuar nga opozita të mos e politizojnë një ngjarje të tillë kaq të rëndë, duke shtuar se ai që e ka vrarë Artan Santon ka pasur për qëllim të bëjë zhurmë.

“Vrasja e Artan Santos është ngjarje e rëndë. Ne po hetojmë, hetimet kanë vështirësi. Mos e politizoni çështjen, bëhuni me policinë. Ai që vrau Artan Santon donte të bënte zhurmë”, tha Tahiri.

Deri më tani prapa hekurave janë 2 të dyshuar për vrasjen e Artan Santos, kushërinjtë nga Fushë-Kruja,  Klodian dhe Sajmir Gjozi. Sipas policisë, në trupin e tyre janë gjetur gjurmë baruti ditën e arrestimit, kur u ekzekutua drejtori i bankës Credins.

Ligji për armët, Tahiri: Policia nuk do të qëllojë më mbi protestuesit si më 21 janar

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka prezantuar sot në komisionin  e ligjeve projektligjin e ri për përdorimin e armëve ku sipas tij policisë i ndalohet përdorimi i armëve mbi protestuesit, qoftë edhe për paralajmërim, duke iu referuar ketu 21 janarit.

Ministri bëri me dije se ligji i ri parashikon se policia e shtetit ka të drejtë të qëllojë për t’u mbrojtur ndaj personave që rrezikojnë jetën e tij apo të qytetarëve.

“Me ligjin e ri ndalohet përfundimisht përdorimi i armës si mjet për shpërndarjen e protestave, siç ndalohet edhe përdorimi i armës si mjet për paralajmërimin për shpërndarjen e protestuesve. Këtu kam parasysh protestën e 21 Janarit”, –  tha Tahiri.

Po kështu, sipas ligjit të ri askush nuk do të lejohet të mbajë armë për përdorim luftarak si kallashnikov, ndërkohë që shtoi se policia duhet të ketë armë të pakrahasueshëm me të tjerët.

Me ligjin e ri do të caktohen kritere të forta për të mbajtur një armë, të cilat sipas Tahirit do të jenë të njëjta për të gjithë, qoftë ky kryetar komune a gjykatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.