Politika

Tahiri i përgjigjet L. Ramës: Qëllim politik për të marrë më shumë vota

Ministri i Brendshëm në largim Saimir Tahiri ka reaguar për deklaratën e bërë nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama. Ai e quan qëndrimin e Ramës një qëllim politik për të marrë më shumë vëmendje e vota, dhe “vërtetësia e asaj që thonë kalon në plan të dytë”.

Duke e quajtur një zëdhënës të LSI-së, Tahiri thotë se aleatja e PS në pushtet duhet të jetë krenare që është krah socialistëve në këtë fazë historike reformash.

“E shoh të udhës të saktësoj leximin e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas një zëdhënësi të LSI në një konferencë për shtyp sot. Pa komentuar mbi këtë lexim të pasaktë, sipas të cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po vë në dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive të DASH në 4 vite me radhë. Mjafton një lexim krahasues për të kuptuar se sipas Departamentit të Shtetit, Shqipëria nuk u bë burim i rëndësishëm i prodhimit të marihuanës as vjet e as parvjet, po njihej si i tillë nga DASH që para se të merrnim detyrën. Po ashtu, leximi krahasues mjafton për të kuptuar se e vetmja gjë që ka ndodhur, është fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcën goditëse të Policisë së Shtetit. E di se qëllimet politike të partive kundërshtare apo konkurente me PS për të marre sa më shumë vëmendje e vota, justifikojnë mjetet e propagandës partiake të secilit dhe vërtetësia e atyre që thonë kalon rëndom në plan të dytë. Por duke besuar se Lëvizja Socialiste për Integrim, si partner strategjik në koalicionin qeverisës i detyrohet vërtetësisë së fakteve të qeverisjes, një vëmendje të veçantë, uroj që leximi krahasues i raporteve të DASH për Shqipërinë, ta bëjë edhe LSI të ndjehet krenare që ka nderin e madh të jetë aleate e PS në këtë fazë historike reformash për vendin”, shkruan Tahiri në një status të gjatë në Facebook.

Ai vijon më tej duke thënë se të gjithë ata që ëndërrojnë dështimin e PS-së do e kanë marrë përgjigjen nga puna e tre vjet e gjysëm dhe do ta marrin nga populli i Shqipërisë më 18 qershor.

“Nuk kam pritur dhe nuk pres ndërkohë që këtë lexim krejt të qartë të këndvështrimit të DASH mbi tre vite betejë kundër kultivimit të kanabisit, ta bëjnë kundërshtarët e betuar të Policisë së rilindur të shtetit. Qofshin këta të fundit në çadrën e pashpresë të bulevardit, qofshin në çadrat e turpshme të emisioneve të porositura dhe komentatorëve të paguar apo qofshin në rolin e hienave të dala nga oborri i PS, që ëndërrojnë dështimin e Partisë Socialiste, përgjigjen e merituar e kanë marrë tre vjet e gjysëm nga puna jonë e përbashkët dhe do ta marrin nga populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në 18 qershor”, vijonTahiri.

Drejtësia vonon po nuk harron, përmbyll statusin ministri i Brendshëm në largim, Saimir Tahiri, duke shkruar: “Edhe njëherë faleminderit të gjithëve për mbështetjen e pakursyer ndaj Policisë së Shtetit dhe për shpërfilljen e merituar ndaj atyre që janë gati t’i rivënë zjarrin Shqipërisë, për të mos përfunduar prapa hekurave ku e kanë vendin prej kohësh. Drejtësia vonon po nuk harron!”.

Related Articles

Comente

  1. Luan Rama, me deklarata te ketilla vecsa diskreditoni vehten tuaj dhe forcen politike qe perfaqesoni , sbeni dot, asgje tjeter. Smerni vota me insituata te ketilla, as nga e majta e as nga e djathta. Esht ne filozofin tuaj dhe te nonje mendje shkurteri, nga redhet e LSI, qe ne vend te diskutojn ne aparatin qeveritar dobesit e mangesit qe vrehen ne qeverisje te perbashketa, beni deklarata njelli sikur te ishit opozit, si ajo e qoftelargut Sali Berisha apo e benejnaminit te tij Lulezim Basha, qe vetem nxin, shajn, genjen e mashtrojn qytetaret, vetem e vetem te justifikojn dezertimin nga parlamenti dhe mbetjen ne cader me disa ish pushtetar, te ren ga karikja dhe qytetar fakir, apo femij mafjozesh e kriminelesh, qe sduan shtet, por anarki, remuj e pasiguri ne shtetin ton qe ka filluar te mar fizionomine shtetit ligjor. Sduan rreforme ne drejtesi, vettingun, sespe edin se jan te mbytur deri ne gryk me krime nga me te ndryshme edhe penale. Por ky qendrim antikombetar, shume her me shm se ata e demton popullin shqiptar, te ardhmen e femijeve dhe bashkimin e SHqiperis me familjen evropjane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button