☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.88 ▲8.74%
ARI 5,153 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,466 ▼ -0.14% ETH $2,024 ▲ +0.19% XRP $1.3743 ▼ -0.38% SOL $84.9500 ▼ -0.76%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.88 ▲8.74 % ARI 5,153 ▼0.5 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.88 ▲8.74 % ARI 5,153 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Parlamentare

Tahiri: Ligji i ri e kthen Policinë në shinat e meritokracisë

 0602-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-565x350Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha sot në Kuvend se me ligjin e ri Policia e Shtetit rikthehet në shinat e meritokracisë. Duke marrë fjalën në diskutimin e draftit “Për Policinë e Shtetit”, ministri theksoi se kjo reformë ligjore, më e madhja e miratuar ndonjëherë nga parlamenti, lë pas kaotizmin në strukturat policore, në këto 22 vjet.
Ndër të tjera në ligj, tha ministri, përcaktohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që pritet të jetë një strukturë e specializuar dhe eficente në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Po ashtu, sipas Tahirit, në draft një vend me rëndësi zë karriera, duke e parë jo si një rrugë të shtrembër ku shpesh qokat, miqtë e nderet zënë më shumë vend se rezultatet. “Kemi ndryshuar filozofinë e rritjes në karrierë, e cila nuk është më sipas postit, por sipas meritës”, tha ai.
Duke përcaktuar se rekrutimi në radhët e Policisë do të nisë me arsimimin, ministri Tahiri tha se përfundimisht me futjen e modelit të arsimit të lartë ne i japim një zgjidhje definitive problemit të mediokritetit në polici.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSI-së, Luan Rama, për gradat e hequra nga sistemi i gradave, ai pohoi se janë hequr dy grada, pas konsultave me partnerët, pasi ishin grada fiktive.
Në emër të grupit parlamentar socialist, deputeti Pjerin Ndreu në fjalën e tij tha se tashmë ka ardhur koha që Policia të depolitizohet njëherë e mirë. Dhe kjo tha ai, u faktua më së miri me operacionin në Lazarat, i cili dëshmoi se policia shqiptare ka kapacitete dhe kur vullneti politik është prezent, ajo është e suksesshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.