☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.52 ▲1.12%
ARI 4,704 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,324 ▲ +1.29% ETH $2,111 ▲ +2.62% XRP $1.3418 ▲ +1.55% SOL $83.5200 ▲ +0.58%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri: Policia dhe MPB zbardhi shkeljen e Interpolit, Didi shembull, mori përgjegjësitë morale

*Artan Didi zëvendësohet përkohësisht nga zv.drejtori Haki Çako

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe daljes në dritë të akuzave që rëndojnë mbi Shefin e Interpolit dhe një specialiste se kanë fshehur urdhërarrestin e Interpol Belgjikës për deputetin Mark Frroku, edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se ka pranuar dorëheqjen e Kreut të olicisë së Shtetit, Artan Didi dhe se përkohësisht postin e tij do ta mbajë zv/drejtori Haki Cako.

Didi mbajti përgjegjësitë morale, të një çështje, që siç tha Tahiri u zbulua, hetua dhe procedua nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit.

“Për ne nuk ka ligj për veten dhe ligj për të tjerët, përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Nuk kemi pretenduar se jemi të pagabueshëm në kryerjen e një detyre por jemi të gatshëm të përballemi me përgjegjësinë. Drejtori i Përgjithshëm dha një shembull sot pasi mori përsipër përgjegjësinë morale për mosveprimin e zyrës së Interpolit për një praktikë ndërkombëtare për deputetin Mark Frroku. Me tu vënë në dijeni të fakteve dhashë urdhër të ngrihet një grup inspektimi. Pas një hetimi paraprak konkludoi se nuk ishin zbatuar procedurat e parashikuara nga ligji nga dy funksionarë të policisë. Jam informuar mbrëmë se Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e punonjësve. Kjo ishte një Shkelje serioze të cilin sidoqoftë e ka zbuluar, hetuar dhe proceduar Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Ora 11:45- Tahiri zhvilloi një takim me krerët e policisë së Qarqeve në Ministrinë e Brendshme. Në takim mësohet se janë të pranishëm edhe zv.drejtorët e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Altin Qato.

Ora 11:30- Ndërsa ministri Tahiri ndodhet në ambientet e Ministrisë së Brendshme për takimin me krerët e policisë në qarqe, përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve kanë mbërritur në Policinë e Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.