Kronika

Tahiri: Protesta nuk do të pengohet

Qytetarët që marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike do të lejohen të vijojnë tubimin e tyre edhe pas mbarimit të orarit zyrtar të lejes.

Këtë fakt e ka konfirmuar vet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për ‘News24’. Teksa është pyetur për faktin nëse do të lejohen apo jo protestuesit që të vendosin çadrat në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ministri tha se mund ta bëjnë këtë gjë, por vetëm pa prishur rendin dhe qetësinë.

Fill pas mbarimit të fjalës së liderit të PD-së, Lulzim Basha, disa organizatorë të protestës nisën të hapnin çadra në Bulevard, para zyrës së kryeministrit.

Ata i kërkua njëzëri kreut të Qeverisë që të largohet nga pushteti, përkrahur dhe nga kreu i PD-së. Ky i fundit para qytetarëve pohoi se nuk do të largohen nga sheshi pa ‘shporrur’ Ramën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button