☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.97% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Takim i katër liderëve maqedonas në kuadër të zgjidhjes së krizës

Liderët e katër partive politike më të mëdha në Republikën e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, (VMRO-DPMNE), Zoran Zaev (LSDM), Ali Ahmeti (BDI) dhe Menduh Thaçi (PDSH), s do të takohen sot në Bruksel në kuadër të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.

Ata mbërritën dje në Bruksel për të vijuar dialogun e nisur në Shkup më 2 qershor me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, burime të larta të KE-së konfirmuan se në mbledhjen e sotme që do të mbahet në sallën e mbledhjeve në ndërtesën ”Berlemont” të KE-së në Bruksel, është konfirmuar prania e katërshes politike të Maqedonisë.

Nga BE, krahas komisionerit evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn pritet të marrë pjesë vetëm raportuesi për Maqedoninë nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgëll.

Sipas axhendës së planifikuar, fillimisht janë parashikuar 45 minuta takime të ndara të komisionerit evropian për Zgjerimin, Han me Zoran Zaev dhe delegacionin e tij në të cilin bëjnë pjesë edhe Renata Deskoska-Trenevska dhe Radmilla Shekerinska dhe më pas me kryeministrin maqedonas Gruevski, i cili shoqërohet nga Martin Protogjer, Nikolla Poposkin dhe Nikolla Todorov.

Pas takimeve dypalëshe me Zaev dhe Gruevskin, pritet takimi i katër liderëve politikë të Maqedonisë me pjesëmarrjen e Han dhe Vajgëll për të biseduar në lidhje me kapërcimin e krizës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.