Maqedonia

Takimi me Ramën/ Kovaçevski thirrje Kurtit dhe Vuçiçit për deeskalimin e situatës në Veri: Politikanët kanë detyrim të sillen si burrë shteti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë takimit të përbashkët me Ramën, ka bërë thirrje edhe për deeskalimin e situatës në Veri, mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur nga eksperienca, kreu i qeverisë maqedonase tha se “politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrshtetas dhe të shkojnë afër zgjidhjes së çështjeve të hapura, sado e vështirë të duket kjo”.

Sipas Kovaçevskit, Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen në implementimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel, si dhe marrëveshjen e Ohrit, për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Maqedonia e Veriu është shembulli konkret për dialog, sjelljen e burrshtetasit dhe miratimin e vendimeve jo të lehta. Pra ndryshime të mëdha për një kohë të shkurtër. Nga shtet i kapur, u bëm shtet anëtar i NATO-s, u bëm shtet që filloi negociatat me BE-në me gjuhën, kulturën dhe identitetin e tij të mbrojtur. Në dobi të misioneve paqësore, sot jemi nikoqir dhe e ndajmë misionin tonë për tejkalimin e sfidave dhe dialogut me shtete fqinje që mes tyre kanë çështje të hapura. Pikërisht me këtë rast, si fqinj i drejtpërdrejt i Kosovës dhe Serbisë apelojmë për deeskalim të obligimeve të ndërmarra midis dy palëve: përkatësisht implementimin e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia e arritën më 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen që e arritën në Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

E di që ky është një vendim që përfshin vendime në të dyja shtetet fqinje, por politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrshtetas dhe të shkojnë afër zgjidhjes së çështjeve të hapura, sado e vështirë të duket kjo. Dhe sado që në momente të caktuara të duket pa zgjidhje.

Pikërisht për këtë qasje të të dialogut mund të them me krenari sot se negociatat e hapura me BE, për fillimin e procesit screening dhe se javën e ardhshme RMV do të ketë delegacionin e vet në Samitin e NATO-s për reforma konkrete, për bashkëpunimin ndërkufitar FRONTEX në gjuhën maqedonase. Kur them kështu shihet se sa i madh është dallimi me të shkruarën. Para nesh kemi edhe një vendim të rëndësishëm, miratimin e amendamenteve në Kuvend për t’iu bashkuar rrugës Evropiane”- tha Kovaçevski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button