🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,829 ▲ +1.03% ETH $2,021 ▲ +1.62% XRP $1.3455 ▲ +1.2% SOL $82.9300 ▼ -0.04%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Takimi sekret, ku u bë e qartë se në qershor shkohet në zgjedhje?

Zgjedhjet e parakohshme duket të jenë punë e kryer, pasi këtë përveç opozitës është duke e dashur edhe partia më e madhe në pushtet, PDK, dhe atë në koordinim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

 Mocioni i mosbesimit për Qeverinë i iniciuar nga partia e Fatmir Limajt, po del të jetë i koordinuar mirë, dhe me shumë gjasë do të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen një vit para afatit ligjor.

Gazeta Metro ka mësuar se në PDK, vendimi për zgjedhje të parakohshme tanimë është marrë, pavarësisht faktit se kjo po vazhdon të mbahet e fshehtë.

Presidenti, Hashim Thaçi, dje në media deklaroi se te partnerët e koalicionit nuk ka disponim për zgjedhje të parakohshme. Në fakt, ai deklaroi të kundërtën me atë që në një takim sekret u ka thënë disa personaliteteve të rëndësishme në PDK.

Burime nga ky takim, i kanë thënë Gazetës Metro, se Thaçi u ka thënë atyre, se vendimi është marrë dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen në muajin qershor të këtij viti.

Ky takim është zhvilluar me qëllimin për t’u qartësuar rreth kësaj çështje, pasi edhe pse është vërejtur në PDK një frymë pro zgjedhjeve të parakohshme, kjo situatë ka qenë disi e turbullt.

Siç ka mësuar Gazeta Metro, PDK  së bashku ish kryetarin e kësaj partie, tash presidentin e Kosovës janë koordinuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në muajin qershor.

Gazeta Metro kishte raportuar edhe me herët që në muajin qershor do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu edhe nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve thonë se janë të gatshëm t’i organizojnë zgjedhjet kurdo që ato shpallen.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka deklaruar kohë me parë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e parakohshme eventuale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.