☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,549 ▼0.65%
DOW 46,354 ▼0.16%
NASDAQ 21,708 ▼1.01%
NAFTA 93.66 ▲3.7%
ARI 4,460 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,160 ▼ -2.48% ETH $2,067 ▼ -4.45% XRP $1.3579 ▼ -3.69% SOL $87.0800 ▼ -4.93%
S&P 500 6,549 ▼0.65 % DOW 46,354 ▼0.16 % NASDAQ 21,708 ▼1.01 % NAFTA 93.66 ▲3.7 % ARI 4,460 ▼2.02 % S&P 500 6,549 ▼0.65 % DOW 46,354 ▼0.16 % NASDAQ 21,708 ▼1.01 % NAFTA 93.66 ▲3.7 % ARI 4,460 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Taksat dhe Tarifat Vendore Tiranë: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Tiranë njoftoi se gjatë muajit mars është përmbyllur procesi i gjenerimit dhe shpërndarjes së njoftimeve për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore për vitin tatimor 2026.

Ky proces përfshin si subjektet tregtarë për detyrimet e biznesit, ashtu edhe individët që janë pronarë të njësive tregtare për detyrimet e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Për të lehtësuar aksesin dhe transparencën, njoftimet janë vënë në dispozicion në mënyrë elektronike përmes platformës “e-Albania”, ku çdo taksapagues i kryeqytetit mund të konsultojë detyrimin përkatës në profilin e tij. Njëkohësisht, njoftimet janë dërguar edhe me postë në adresat fizike të vetëdeklaruara nga taksapaguesit.

DPTTV u bëri apel të gjithë taksapaguesve që të kryejnë pagesat në kohë dhe brenda afateve të përcaktuara ligjore, duke shmangur kështu penalitetet, kamatëvonesat dhe gjobat që aplikohen në rast vonese.

Afati për pagesën e taksave dhe tarifave vendore për bizneset është data 31 maj 2026. Ndërkohë, për taksën mbi pasurinë e paluajtshme për pronarët e njësive tregtare, kësti i parë duhet të shlyhet deri më 20 prill 2026 dhe kësti i dytë deri më 30 qershor 2026. /j.p/

#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/5e1cebf7-5096-4a08-b4a0-f951c3d95214-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/d2f74ce8-32e7-43a2-9fc6-e73f05dc1e38-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/d6d45608-313e-46f4-948c-c96b50609b8b-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.