☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,384 ▼ -0.67% ETH $2,055 ▼ -0.45% XRP $1.3205 ▼ -3.1% SOL $83.0700 ▼ -1.48%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Taksat, Shqipëria konkurruese me rajonin

Shqipëria është vend konkurrues me rajonin përsa i takon barrës fiskale.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi të premten se këtë e dëshmon rritja e numrit të ndërmarrjeve të reja dhe investimeve në raport të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në seancën e pyetje-përgjigjeve mbi p/buxhetin 2018 dhe paketën fiskale që shoqëron atë, në Komisioni Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto kërkoi të dhëna mbi konkurrueshmërinë e vendit tonë me rajonin lidhur me barrën fiskale.

“Fakti që kemi rritje ekonomike dhe këtë rritje nuk e kemi në dëm të barrës fiskale tregon se jemi konkurrues. Duhet të mbajmë parasysh edhe faktin se Shqipëria tashmë është në trajektore ulëse të borxhit publik”, u përgjigj ministri Ahmetaj.

Ministri tha se kemi barrën më të ulët fiskale ndaj individëve. “Jemi i vetmi vend që nuk takson të ardhurat për 56 % të individëve deri në nivelin 30 mijë lekë ose 215 euro”, sqaroi Ahmetaj.

Kreu i Financave publike shtoi se jemi ndër vendet me normën më të ulët të tatimfitimit, ndërsa janë ndërmarrë një sërë lehtësish për subjektet në zhvillim. Shqipëria, tha ai, zbaton politike fazorizuese për biznesin e vogël.

Lidhur me taksën e pasurisë ministri u shpreh se Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave në raport me PBB. Për shumë vite, tha ai, e kemi mbajtur fikse këtë taksë, në kushtet që vlera e pronës rritej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.