Ekonomia

TAP shpall fituesit e dy kontratave për ndërtimin e pjesës tokësore në Itali

cccTAP shpall dy fituesit e dy kontratave, njëra për Ndërtim, Inxhinieri dhe Prokurime të Terminalit Pritës të Gazsjellësit dhe tjetra për ndërtimin e tubacionit në pjesën tokësore në Itali (tubacion me gjatësi 8 km dhe diametër prej 36 inç). Kontrata e parë është fituar nga Renco S.p.a., ndërtim ky final në lidhjen e Tap me rrjetin Snam të gazit në Itali.
Grupimi i Enereco S.p.a. dhe Max Streicher S.p.a. ka fituar kontratën për tubacionin tokësor në Itali, që do të lidhë pjesën detare të projektit në pikën e hyrjes në tokë me PRT-në.

Ian Bradshaw, Menaxheri Drejtues i TAP, duke përgëzuar kompanitë fituese, tha se do të punohet më tej në arritjen e standardeve teknike dhe shëndetësore, si dhe përkujdesja ndaj mjedisit përreth.
“ Dua gjithashtu të theksoj se ky projekt do të sigurojë punësim për vendasit, duke shpresuar se do të ndihmojë në zhvillimin e vendit dhe të investimeve në Itali”- ka thënë z. Ian.

Renco S.p.A. është një kompani italiane, ka nisur aktivitetin e saj në vitin 1979, mundëson shërbime që përfshijnë ndërtim dhe pajisje inxhinierike. Enereco S.p.a është një kompani inxhinierike e themeluar në 1988, mbulon kryesisht fushën e infrastrukturës dhe transportimin e gazit. Max Streicher S.p.a, si degë e kompanisë së madhe Streicher Group shquhet si kompani që merret me projekte gazi dhe nafte.

Këtë vit TAP ka dhënë disa kontrata të rëndësishme, që kanë të bëjnë kryesisht me: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015), 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore (tetor 2015) si dhe 495 km tuba linje për pjesën tokësore (nëntor 2015).
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button