☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.52 ▲1.12%
ARI 4,704 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,324 ▲ +1.29% ETH $2,111 ▲ +2.62% XRP $1.3418 ▲ +1.55% SOL $83.5200 ▲ +0.58%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet fillojnë kontrollet masive në terren në tregjet e shumicës e pakicës dhe transport

Tatimet kanë njoftuar se do të kalojnë në një shkallë tjetër të luftës kundër inormalitetit, atë të inspektimeve në terren. Bizneset që janë të paregjistruara, apo që nuk kanë kasë fiskale dhe kapen me shkelje për herë të dytë rrezikojnë që t’u mbyllet aktiviteti. Aksioni do të përqendrohet në tregjet me shumicë e pakicë, lëvizjen e mallrave, transportin e udhëtarëve.

Sipas një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore vijon në mënyrë konstante veprimet operacionale që kanë objektiv thellimin e masave kundër informalitetit, në një tjetër shkallë veprimi.

Strukturat e Hetimit Tatimor do të nisin një seri inspektimesh në territor të cilat synojnë parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e evazionit fiskal duke u përqëndruar kryesisht në :

  • tregjet e mallrave ushqimore dhe industriale;
  • njësi shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë,
  • akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje,
  • transporti i udhëtarëve.

Objekt i verifikimeve do të jenë:

  • Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;
  • Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale.
  • Verifikimi dhe deklarimi e punonjësve në organet tatimore.
  • Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta e udhëtarëve;
  • Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve.
  • Të tjera verifikime që parashikon metodika e kontrollit tatimor.

Tatimet kujtojnë tatimpaguesit, që mbajtja e rregullt e dokumentacionit që do të verifikohet, të tillë si dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), lëshimi i faturës tatimore, përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj, përveçse ulin/eleminojnë zbatimin e penaliteteve, shkurtojnë ndjeshëm edhe kohëzgjatjen e verifikimeve, që shkon në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.