☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,807 ▲ +0.85% ETH $2,003 ▲ +0.35% XRP $1.3373 ▲ +0.02% SOL $82.5900 ▼ -0.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet: Ja 10 kompanitë që kanë të drejtë të certifikojnë deklaratat tatimore

Janë dhjetë kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se në zbatim të urdhrit të Ministrit të Financave nr. 20, datë 27.02.2017 “Për ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kompanive audituese për auditim”, Komisioni, shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga kompanitë audituese për përmbushjen e kritereve që duhet të plotësojnë shoqëritë audituese, për të fituar të drejtën për kryerjen së shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore, të përcaktuara në pikën 80.4.2.3 të udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në përfundim të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga shoqëritë pjesëmarrëse, rezultoi se Kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore janë:

  1. DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k
  2. ILD-99 Audit sh.p.k
  3. MAZARS sh.p.k
  4. nH EuroConsult shpk
  5. Studio L.E.A.L. Auditing sh.p.k
  6. GRANT THORNTON & HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k
  7. UHY Elite sh.p.k
  8. KPMG sh.p.k
  9. ASIE sh.p.k
  10. PRICEWATERHOUSE COOPERS ALBANIA sh.p.k.

Sipas administratës tatimore, auditimi nga këto kompani nuk nënkupton shmangien e kontrolleve, por subjektet që janë certifikuar prej tyre klasifikohen me risk më të ulët.
Ajo e ka vendosur në funksionim Menaxhimin e Riskut si një model të nxitjes së pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor dhe kontributet shoqërore, por edhe identifikimin e rasteve potenciale të cilat përbëjnë risk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.