☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,649 ▲2.19%
DOW 46,698 ▲2.46%
NASDAQ 22,177 ▲2.45%
NAFTA 87.07 ▼11.36%
ARI 4,475 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,171 ▲ +3.39% ETH $2,172 ▲ +4.42% XRP $1.4607 ▲ +4.54% SOL $91.5000 ▲ +4.79%
S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 % S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Të drejtat e njeriut, Lu: Qeveria, mungesë gatishmërie për dialog me Avokatin

Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur se qeveria ka mungesë të gatishmërisë për të pasur dialog me Avokatin e Popullit. Ai ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut.

“Z. Totozani ka një bashkëpunim të shkëlqyer me komunitetin ndërkombëtar. Ai ka marrëdhënie të forta me shoqërinë civile. Ajo që shoh të mungojë është gadishmëria e qeverisë për të pasur dialog me Avokatin e Popullit dhe për të pranuar se ndonjëherë ata gabojnë”, është shprehur Lu.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning i ka vlerësuar raportet dhe rekomandimet e Avokatit të popullit si mjaft orientuese dhe që japin sugjerime të vyera për zgjidhje të realizueshme.

“Prandaj raportet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit japin orientime dhe sugjerime të vyera për zgjidhje të realizueshme në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri”, ka thënë ai.

Avokati i Popullit z. Igli Totozani bëri një pasqyrim të situatës reale të të drejtave të njeriut mbi bazë të inspektimeve, monitorimeve dhe verifikimit të ankesave të shumë qytetarëve pranë institucionit. Z. Totozani tha se: “shpesh duhet të përballesh me pozitën e vështirësisë individuale dhe institucionale për të punuar për mbrojtjen e të drejtave, në një kohë që jo rralle administrata publike bën një vesh të shurdhët, dhe shpeshhere nuk bashkëpunon dhe nuk reagon ndaj rekomandimeve, apo propozimeve, që i drejtohen nga ana e Avokatit të Popullit.

Në këtë aktivitet krahas dy ambasadorëve, të SHBA dhe OSBE-së, ishin të pranishëm edhe koordinatori Rezident i Kombeve të Bashkuara z. Brian James Ëilliams, Kreu i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informacionit i Delegacionit të Bashkimit Europian, Jan Rudolph, Drejtuesi ad hoc i Zyrës së Këshillit të Evropës, Olsi Dekovi, përfaqësues të institucioneve të pushtetit qendror dhe atij vendor, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.