☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.42 ▼3.26%
ARI 4,994 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,384 ▼ -0.1% ETH $2,336 ▲ +0.74% XRP $1.5356 ▼ -0.6% SOL $94.6400 ▲ +0.86%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Të martën kthehen 80 kosovarë nga vende të ndryshme të BE-së

Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të martën, “do të kthehen 80 qytetarë të Republikës së Kosovës nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës”.

arrestime-t-euml-reja-t-euml-emigrant-euml-ve-n-euml-hungari_hdNë një përgjigje me shkrim, MPB njofton se këta persona që do të kthehen nuk do të përfitojnë nga Programi i Riintegrimit, duke qenë se nga ky program përfitojnë personat e riatdhesuar të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës para datës 28 korrik 2010.

Megjithatë, në MPB, pohojnë “janë disa skema të natyrës urgjente që mund t’i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit: pritja dhe informimi në momentin e arritjes, ndihma mjekësore në momentin e arritjes në rast nevoje, transporti nga Pikat e Kalimit Kufitar deri në komunën e origjinës nëse nuk kanë mundësi të tjera të transportit, aftësim profesional dhe ndërmjetësimi në punësim”.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë marrë rrugën e migrimit të paligjshëm për në vendet e Bashkimit Evropian është shtuar dukshëm.

Autoritetet në Prishtinë deklarojnë se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin, por flitet për mijëra të tillë që ia kanë mësyrë kryesisht Gjermanisë dhe Austrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.