☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.07 ▲0.68%
ARI 4,730 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,071 ▲ +0.97% ETH $2,102 ▲ +2.74% XRP $1.3403 ▲ +0.78% SOL $83.0000 ▼ -0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Të ngujuar në kampin e ferrit “Al Hol” të Sirisë, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë

Kanë mbërritur sot në atdhe 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq të “Al Holit” në Siri. Familjet shqiptare ishin nisur nga Bejruti me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ka qene vete zoti Rama qe i ka pritur ne dalje te avionit, i shoqeruar nga ministri i Brendshem Bledi Cuci.

Kujtojmë se dje Rama dhe Cuci ishin te pranishem në operacionin e riatdhesimit e ketyre familjeve, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim. Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.

“Lajmi i mirë është se 14 fëmijët dhe pesë gratë janë nxjerrë nga kampi i ferrit. Unë jam këtu për të marrë fëmijët dhe gratë dhe t’i kthej përsëri në atdheun tonë nesër”, tha Rama dje. Kjo është përpjekja e tretë për riatdhesimin e shqiptarëve nga territoret luftarake në Siri.

Në tetor të vitit të kaluar, 5 shqiptare u riatdhesuan ndërsa një fëmijë shqiptar u riatdhesua një vit më parë. Disa qindra burra shqiptarë iu bashkuan Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera që luftonin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010. Shumë u vranë dhe gratë e fëmijët e tyre kanë qenë të ngujuar në kampet siriane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.